Presidenti Bajram Begaj ka nisur këtë të mërkurë konsultimet për të caktuar dhe dekretuar datën e zgjedhjeve parlamentare 2025.
Të parët që kanë shkuar në zyrën e Begajt janë Dashamir Shehi, Fatmir Mediu, Agron Duka dhe Vangjel Dule.
Drejtuesit e katër partive opozitare, LZHK, PR, PAA dhe PBDNJ kanë nisur takimin në Presidencë nga ora 10:00.
Pas këtyre takimeve, kreu i shtetit do të ketë takim të enjten me përfaqësues të Partisë së Lirisë.
Partia Socialiste dhe ajo Demokratike, por edhe përfaqësuesit e KQZ janë thirrur në takim nga Presidenti ditën e hënë.
Pas përfundimit të konsultimeve presidenti Begaj do të vendosë një datë konkrete dhe do të shpallë dekretimin e saj.
Data e zgjedhjeve pritet që të jetë ose në fund të muajit Prill ose dy të dielat e fillimit të muajit Maj.