Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Seancë maratonë/ Beqaj përplaset me deputetët e PD, Vokshi: Skandal po na kërcënon. Kthejeni urgjent në burg! 

2024/11/14 at 8:56 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Seancë maratonë/ Beqaj përplaset me deputetët e PD, Vokshi: Skandal po na kërcënon. Kthejeni urgjent në burg! 

Mbledhja e Komisionit Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi është mbyllur rreth orës 2 të mëngjesit, pas orësh të tëra debate, por pa dëshminë e ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj. 


Mbledhja është mbyllur me një episod që sipas deputetëve të opozitës përbën skandal. Ndërkohë që diskutohej kthimi i Beqajt sërish në burg pasi kishte kaluar mesnata dhe leja e marrë, ai ka hyrë në komision dhe iu është hakërryer deputetëve të PD. Pas kësaj deputetët kanë reaguar të indinjuar dhe i kanë kërkuar policisë të reagojë dhe ta kthejë në burg. 

Vokshi: Kush je ti more, kush je ti që hyn ashtu. Urgjent policia ta kthejë në burg Ilir Beqajn. Guxon të hyjë në atë mënyrë në sallën e mbledhjeve të Komisionit. Sekretaria njoftoni policinë. Çojeni tani. Urgjent të vijë policia. 

Zhupa: Nuk mund të hyjë ai dhe të na kërcënojë ne. I keni dhënë liri të livadhisë në Kryesinë e Kuvendit.
Spaho: Ndërprisni mbledhjen, i thoni policisë ta marrë.
Vokshi: Vjen ai dhe kërcënon, ju si nuk flisni?! Si mundet të hyjë ai ashtu. I japin garanci këta.
Spaho: Të merret masë ndaj avokatit, punonjësve të Gardës që e lejuan. 

Vokshi: Ju lutem shumë, që ta kuptojë publiku. Ai person që erdhi i shoqëruar nga policia e Burgjeve bredh i lirë në të gjitha ambientet, ka futur hunj, drunj mjete të forta dhe është lejuar, i lirshëm që të shkojë ku të dojë. Futet në këtë mbledhje bashkë me avokatin dhe u lejua dhe nga policia dhe nga Garda. Ky është një skandal. Garda duhet të marrë masa për atë djali nqë e la të hynte. 

Spaho: Pamjet e kamerës duhen administruar dhe duhet të informohet opinioni publik.
Vokshi: Si s’të vjen turp ty dhe gjithë të tjerëve. Ti mos guxo të ma bësh mua ashtu, të të vijë turp ty dhe të gjithë ju që nuk reagoni. Turp t’ju vijë. Futet ai me pranga dhe na kërcënon. Nuk është i lirë ai të bëjë çfarë të dojë. Ai duhet të ishte i mbyllur në një sallë. Të guxojë Ilir Beqaj dhe të futet e të kërcënojë deputetët e opozitës është skandal, askush nga ju nuk guxon të flasë. Çfarë do bësh? 

Ilir Metaj: Ty s’kam çfarë të bëj.
Vokshi: Ti po kërcënon. Po ça kujtoni ju. Ik merr një dajre në dorë dhe një fyell se nuk e ke vendin këtu.
Ina Zhupa: Juve t’u vijë turp se dhe po të ishte cilido dëshmitar, asnjë nuk lejohet të hyjë këtu brenda. Ai hyri dhe kërcënoi deputetët pse i thamë të zbatojë ligji. Juve t’ju vijë turp se jeni palë. Ju guxoni ta lini Ilir Beqajn që të livadhisë i lirë në Kryesinë e Kuvendit pa pyetur për polici, për Gardë. Ne kemi celularët, nuk lejohemi të kërcënohemi nga asnjë i burgosur dhe as Edi Rama. 

Vokshi: Vajta vetë dhe i thashë personelit të Policisë së Burgjeve që ta largojë urgjentisht nga ambientet e Kryesisë së Kuvendit. Nuk ka ndodhur ndonjëherë një skandal kaq i madh që të guxojë një dëshmitar, edhe i zakonshëm të hyjë dhe të kërcënojë deputetët e opozitës. Nuk ka ku shkon më. Për ccfarë po rrimë ne këtu. Çfarë duhet të ndodhë tjetër. Unë e konsideroj të mbyllur mbledhjen e sotme. Nesër do ftoja kryesinë e komisionit që të mblidhemi, të bëjmë shkresat përkatëse që tua dërgojmë gjithë institucioneve, garda, drejtorisë së Burgjeve, ministrit të Drejtësisë, ministrit të Brendshëm, kryetares së Parlamentit, Kryeministrisë që t’i tregojmë skandalin që ka ndodhur.
Ndrecaj: Mbledhjen nuk mund ta mbyllni ju.. 

Komisioni Hetimor për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe të Check-up në Shëndetësi, vijoi ditën e djeshme me debate mes opozitës dhe mazhorancës, për disa orë me radhë deri pas mesnate, ndërkohë që mandati përfundon më 14 nëntor. 

Debatet nisën në lidhje me dëshminë e ish-ministrit Ilir Beqaj, i cili për dy ditë me radhë u shfaq në Kryesinë e Kuvendit, për të dhënë dëshminë e tij në Komision, por dëshmia e tij nuk u dha për shkak të debateve mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. 

Por teksa Beqaj priste të jepte dëshminë në kryesinë e Kuvendit, deputetët e PD-së insistuan që në Komision të thirren për të dëshmuar Vilma Nushi si dhe kryeministri Edi Rama. 

Nga ana tjetër socialistët akuzuan demokratët se nuk po lejojnë që Beqaj të japë dëshminë e tij, ndërsa Albana Vokshi dhe deputetë të tjerë të opozitës, zhvendosën debatin te përfituesja e koncesionit të Check Up, Vilma Nushi. 

Plarent Ndreca, nënkryetar i këtij komisioni, kërkoi vazhdimin e rendit të ditës që është miratuar, duke theksuar se “nëse doni të bëni monologë, vazhdoni me monologët tuaj, ne duam të vijojmë me rendin e ditës”. Sipas tij, është e rëndësishme që të thirret dëshmitari dhe të vazhdohet me procesin hetimor, pasi është miratuar një rend dite i qartë. 

“Ne nuk po arrijmë dot të respektojmë rendin e ditës. Ne kemi që në orën 10:30 që kërkojmë të thirret dëshmitari dhe të dëgjojmë dëshmitarin”- u shpreh Ndreca. 

Sakaq në Konferencën e Kryetarëve u rrëzua kërkesa e PD-së për shtyrje të afatit të Komisionit Hetimor. 



Ju sugjerojmë

Rama: Votat na duheshin për integrimin, imagjinoni ku do të ishim me molotovarët
Kryesore

Dita e 8 e protestës, Rama:Projektet e Zvërnecit dhe Sazanit nuk do ndalen kurrësesi

7 Qershor, 2026 10:55 pm
Vetëvendosje shpall fitoren në zgjedhjet e parakohshme të Kosovës
Kryesore

Vetëvendosje shpall fitoren në zgjedhjet e parakohshme të Kosovës

7 Qershor, 2026 10:00 pm
Trump: Me Netanyahun jemi në të njëjtën linjë pavarësisht mosmarrëveshjeve
Bota

Trump: Me Netanyahun jemi në të njëjtën linjë pavarësisht mosmarrëveshjeve

7 Qershor, 2026 9:24 pm
Kosovë/ Numërohen mbi 200 kuti, kryeson Vetëvendosja, e ndjekin PDK e LDK
Kryesore

Kosovë/ Numërohen mbi 200 kuti, kryeson Vetëvendosja, e ndjekin PDK e LDK

7 Qershor, 2026 8:08 pm
“Zvërneci”/ Qytetarët sërish në protestë, thirrje Ramës: Dorëhiqu
Aktualitet

“Zvërneci”/ Qytetarët sërish në protestë, thirrje Ramës: Dorëhiqu

7 Qershor, 2026 7:27 pm
Vlorë, plagosje me armë zjarri te rrethrrotullimi i Çoles
Kronikë

Vlorë, plagosje me armë zjarri te rrethrrotullimi i Çoles

7 Qershor, 2026 7:18 pm
Mbyllen qendrat e votimit në Kosovë
Rajoni

Mbyllen qendrat e votimit në Kosovë

7 Qershor, 2026 7:15 pm
Zvërneci, Rama: Kur ne morëm detyrën, flamingot vriteshin me çifte për qejf
Kryesore

Zvërneci, Rama: Kur ne morëm detyrën, flamingot vriteshin me çifte për qejf

7 Qershor, 2026 7:11 pm
Borsh, policia bllokon mjetin lundrues dhe gjobit drejtuesin me 500 mijë lekë
Kronikë

Borsh, policia bllokon mjetin lundrues dhe gjobit drejtuesin me 500 mijë lekë

7 Qershor, 2026 4:32 pm
Rusia: Ne mbajmë kontakte konfidenciale me Ukrainën
Bota

Rusia: Ne mbajmë kontakte konfidenciale me Ukrainën

7 Qershor, 2026 4:24 pm
Para
Vrasja e Eduart Reçit me një plumb në kokë, familjarët: Nuk dimë të ketë pasur konflikte 

Vrasja e Eduart Reçit me një plumb në kokë, familjarët: Nuk dimë të ketë pasur konflikte 

Emri/ I dha fund jetës duke u hedhur nga kati i pestë i pallatit, ja kush ishte astrologu 53-vjeçar 

Emri/ Prodhonte dhe posedonte materiale pornografike për të mitur, arrestohet 71-vjeçari amerikan në Tiranë 

Tentoi t’i vinte eksploziv Gjykatës së Lartë të Brazilit, vdes nga shpërthimi autori 

Tentoi t’i vinte eksploziv Gjykatës së Lartë të Brazilit, vdes nga shpërthimi autori 
















TE FUNDIT

Dita e 8 e protestës, Rama:Projektet e Zvërnecit dhe Sazanit nuk do ndalen kurrësesi

Rama: Votat na duheshin për integrimin, imagjinoni ku do të ishim me molotovarët
7 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur sërish se “projektet e Zvërnecit dhe Sazanit nuk do të ndalen kurrësesi”. Me anë të...

Lexo më shumë

Vetëvendosje shpall fitoren në zgjedhjet e parakohshme të Kosovës

Vetëvendosje shpall fitoren në zgjedhjet e parakohshme të Kosovës
7 Qershor, 2026

Lëvizja Vetëvendosje ka shpallur fitoren në zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Pas më shumë se 95% të kutive të numëruara,...

Lexo më shumë

Trump: Me Netanyahun jemi në të njëjtën linjë pavarësisht mosmarrëveshjeve

Trump: Me Netanyahun jemi në të njëjtën linjë pavarësisht mosmarrëveshjeve
7 Qershor, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ai dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, janë në të njëjtën linjë ndërsa konflikti...

Lexo më shumë

Kosovë/ Numërohen mbi 200 kuti, kryeson Vetëvendosja, e ndjekin PDK e LDK

Kosovë/ Numërohen mbi 200 kuti, kryeson Vetëvendosja, e ndjekin PDK e LDK
7 Qershor, 2026

Në Kosovë ka nisur procesi i numërimit të votave për zgjedhje. Nga votat e numëruara në 243 kutitë, ajo që...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}