Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rebelët Huthi sulmojnë anije në Detin e Kuq

2024/11/12 at 7:15 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rebelët Huthi sulmojnë anije në Detin e Kuq

Nga një sulm i rebelëve Huthi janë shkaktuar disa shpërthime pranë një anijeje tregtare që po udhëtonte përmes Detit të Kuq më 12 nëntor, edhe pse nuk është raportuar menjëherë për ndonjë dëm në këtë anije, thanë autoritetet perëndimore. Më pas, rebelët jemenas pretenduan se kishin sulmuar luftanije amerikane.

Sulmi vjen në kohën kur rebelët po vazhdojnë sulmet e tyre ndaj anijeve që kalojnë përmes kësaj rruge të rëndësishme tregtare. Sulmet e tyre nisën një vit më parë, pasi nisi lufta mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – në Gazë. Izraeli po ashtu është duke kryer një ofensivë tokësore në Liban.

Rebelët Huthi kanë insistuar se do të vazhdojnë sulmet e tyre për aq koh sa të vazhdojnë luftërat në Lindjen e Mesme.

Ndërkaq, një panel i ekspertëve i Kombeve të Bashkuara tani pretendon se si pasojë e sulmeve të rebelëve, tregtarët mund të përballen me kërkesën që të paguajnë miliona dollarë në muaj që të kalojnë në mënyrë të sigurt përmes kësaj zone.

Anija që udhëtoi në pjesën jugore të Detit të Kuq, rreth 130 kilometra larg nga porti i Hodeidës, që gjendet nën kontrollin e rebelëve, raportoi se ishte sulmuar, tha Qendra detare e marinës së Mbretërisë së Bashkuar.

Nuk është raportuar për të plagosur në bordin e anijes pas shpërthimeve dhe anija ka vazhduar rrugëtimin e saj.

Zëdhënësi i rebelëve Huthi, Yahya Saree, pretendoi se kanë sulmuar dy luftanije amerikane në Detin e Kuq me raketa balistike dhe dronë. Ende është e paqartë nëse ky pretendim është i lidhur me raportimin e bërë nga autoritetet britanike, por incidente të ngjashme të sulmeve të rebelëve ndaj anijeve të tjera kanë ndodhur edhe më herët.

Rebelët Huthi kanë shënjestruar mbi 90 anie tregtare me raketa dhe dronë anijet tregtare që kur ka nisur lufta në Gazë tetorin e vitit të kaluar. Ata kanë fundosur dy anije dhe kanë vrarë katër marinarë.

Rebelët thonë se shënjestrojnë anije që janë të lidhura me Izraelin, SHBA-në apo Mbretërinë e Bashkuar, duke thënë se me sulmet e tyre synojnë t’i japin fund fushatës ushtarake izraelite në Gazë. Megjithatë, shumë nga anijet e sulmuara nuk kishin lidhje me këto shtete apo me konfliktin./REL

Ju sugjerojmë

Balla takim në Strasburg me raportuesin për Shqipërinë në PE, Andreas Schieder
Aktualitet

Balla takim në Strasburg me raportuesin për Shqipërinë në PE, Andreas Schieder

19 Qershor, 2025 10:54 am
Fier/Goditi me grushte punonjësin e burgut, pranga të riut. I dënuar më parë për..
Aktualitet

Fier/Goditi me grushte punonjësin e burgut, pranga të riut. I dënuar më parë për..

19 Qershor, 2025 10:50 am
Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Deputetët s’arrijnë ta konstituojnë Kuvendin as në tentimin e 34

19 Qershor, 2025 10:41 am
Çfarë parashikon ligji për bashkëpronësinë/ Shpjegimet që jep ministri Mazniku
Aktualitet

Çfarë parashikon ligji për bashkëpronësinë/ Shpjegimet që jep ministri Mazniku

19 Qershor, 2025 10:36 am
Librazhd/ Kultivoi 150 fidanë narkotikë, arrestohet një person,procedohet një tjetër
Aktualitet

Librazhd/ Kultivoi 150 fidanë narkotikë, arrestohet një person,procedohet një tjetër

19 Qershor, 2025 10:31 am
Ja cilat janë 13 shkeljet gjatë zgjedhjeve që mund t’ju çojnë në dyert e SPAK
Aktualitet

Abuzim me tenderat e ARRSH-së, SPAK mbyll hetimet për gjashtë ish-zyrtarë

19 Qershor, 2025 10:20 am
Sulmi në spital/ Netanyahu zotohet për hakmarrje: Tiranët e Teheranit do ta paguajnë
Bota

Sulmi në spital/ Netanyahu zotohet për hakmarrje: Tiranët e Teheranit do ta paguajnë

19 Qershor, 2025 10:19 am
36 qendra shëndetësore në vend, të hapura 24/7 gjatë gjithë verës
Aktualitet

36 qendra shëndetësore në vend, të hapura 24/7 gjatë gjithë verës

19 Qershor, 2025 10:13 am
Minimatura, 28 mijë nxënës testohen sot në Gjuhën Shqipe/ Testimi në 340 qendra
Aktualitet

Minimatura, 28 mijë nxënës testohen sot në Gjuhën Shqipe/ Testimi në 340 qendra

19 Qershor, 2025 10:08 am
‘Presion’ mbi Kallas dhe Von der Leyen për marrëveshjen BE-Izrael
Bota

‘Presion’ mbi Kallas dhe Von der Leyen për marrëveshjen BE-Izrael

19 Qershor, 2025 9:57 am
Para
Të rinjtë aktivistë kundërshtojnë tregtinë e Turqisë me Izraelin

Të rinjtë aktivistë kundërshtojnë tregtinë e Turqisë me Izraelin

Akuzat për sulm seksual, sulmuesi francez shpallet fajtor

Akuzat për sulm seksual, sulmuesi francez shpallet fajtor

PD dhe PS nuk gjejnë konsensus te komisioni hetimor, Ilir Beqaj do të dëshmojë të mërkurën

PD dhe PS nuk gjejnë konsensus te komisioni hetimor, Ilir Beqaj do të dëshmojë të mërkurën

TE FUNDIT

Balla takim në Strasburg me raportuesin për Shqipërinë në PE, Andreas Schieder

Balla takim në Strasburg me raportuesin për Shqipërinë në PE, Andreas Schieder
19 Qershor, 2025

Ministri i Shtetit, Taulant Balla, zhvilloi një takim në Strasburg me raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Andreas Schieder. Përmes...

Lexo më shumë

Fier/Goditi me grushte punonjësin e burgut, pranga të riut. I dënuar më parë për..

Fier/Goditi me grushte punonjësin e burgut, pranga të riut. I dënuar më parë për..
19 Qershor, 2025

Goditi me grushte punonjësin e burgut në Fier, arrestohet nga policia një 32 vjeçar. Sipas uniformave blu, i ndaluari ishte...

Lexo më shumë

Deputetët s’arrijnë ta konstituojnë Kuvendin as në tentimin e 34

Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
19 Qershor, 2025

Për të 34-tën herë radhazi, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar të konstituojnë përbërjen e re parlamentare të dalë...

Lexo më shumë

Çfarë parashikon ligji për bashkëpronësinë/ Shpjegimet që jep ministri Mazniku

Çfarë parashikon ligji për bashkëpronësinë/ Shpjegimet që jep ministri Mazniku
19 Qershor, 2025

Qeveria miratoi para pak ditësh ligjin “Për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesa”, që do të garantojë pronën private, bashkëpronësinë, si...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com