Ish-deputeti i PS, Arben Çuko, është paraqitur ditën e sotme në SPAK.
Në dalje nga SPAK, Çuko tha se janë vrarë 4 veta, që nuk mund të lihen aq kollaj në harresë.
“Isha në cilësinë e atij që ka pasur dijeni janë vrarë 4 veta. Ju e dini shumë mirë, janë 4 veta që nuk mund të lihen kaq kollaj në harresë”, u shpreh Çuko.
Në dy javën e fundit në SPAK janë pyetur për të njëjtën çështje ish-drejtuesi i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, ish-zëvendësi i tij, Agron Kuliçaj, si edhe deputeti socialist, Xhemal Qefalia.