Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Harris dhe Trump për Ballkanin – luftë kundër korrupsionit dhe ndikimeve keqdashëse

2024/11/03 at 9:34 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Harris mobilizon demokratët, por a mund t’i fitojë zgjedhjet?

Kandidatët presidencialë amerikanë thanë se lufta kundër korrupsionit dhe trysnive nga jashtë do të jenë përparësi e administratave të tyre në Ballkanin Perëndimor, ndërsa rajoni synon integrimet evropiane.


Një zëdhënës i fushatës së nënpresidentes Kamala Harris, i tha Zërit të Amerikës se ajo ka mbrojtur vazhdimisht avancimin e demokracisë, sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit.

“Lufta kundër korrupsionit është një interes thelbësor i sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe një nga arsyet pse nënpresidentja Harris është plotësisht e përkushtuar për të çuar përpara aspiratat euro-atlantike të të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor. NATO-ja dhe Bashkimi Evropian mbështeten në vlerat e përbashkëta demokratike, duke përfshirë institucione të forta, të pavarura dhe të përgjegjshme”, thuhet në përgjigjen e zëdhënësit, sipas të cilit “vlerat tona gjithashtu mbrojnë dhe respektojnë të drejtat e qytetarëve dhe vendeve për të shprehur lirisht identitetin e tyre kombëtar”.

Ndërkaq në një letër drejtuar komunitetit shqiptaro-amerikan në prag të zgjedhjeve, zonja Harris vuri theksin te lidhjet e veçanta ndërmjet amerikanëve dhe shqiptarëve prej më shumë se një shekulli, që nga Konferenca e Paqes në Paris pas Luftës së Parë Botërore.

“Deri më sot, shqiptaro-amerikanët kujtojnë që ishin Shtetet e Bashkuara të Amerikës që u angazhuan në atë moment vendimtar për pavarësinë e Shqipërisë. Dua të konfirmoj partneritetin e fortë midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Shqipëria është një aleate e qëndrueshme e NATO-s, dhe unë e vlerësoj Shqipërinë për promovimin e qëndrueshmërisë në rajon, si dhe për udhëheqjen e saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së gjatë muajve pas fillimit të agresionit brutal të Rusisë ndaj Ukrainës”, thuhet në letër.

“Shtetet e Bashkuara gjithashtu kanë udhëhequr aleatët dhe partnerët evropianë për të mbështetur pavarësinë dhe sovranitetin historik të Republikës së Kosovës dhe vazhdojnë të mbështesin një Kosovë shumetnike, demokratike, plotësisht të integruar në komunitetin ndërkombëtar”, thekson në letër zonja Harris.

Ndërkaq Christos Marafatsos, nga fushata e ish Presidentit Donald Trump, i tha Zërit të Amerikës se politika e jashtme e Presidentit Trump ndaj Ballkanit Perëndimor “do të theksonte partneritetet pragmatike, të orientuara nga veprimet e përqendruara në qëndrueshmërinë, mundësitë ekonomike dhe luftimin e korrupsionit”.

Sipas zotit Marafatsos një Shtëpi e Bardhë e udhëhequr nga zoti Trump nuk do të nxiste thjesht deklarata të gjera mbi demokracinë, por do të nxirrte rezultate reale dhe të përgjegjshme duke punuar drejtpërdrejt me udhëheqësit lokalë dhe qytetarët në rajon.

“Presidenti Trump e kupton se paqja e vërtetë vjen nga kombe të forta dhe të vetë-qëndrueshme. Administrata e tij do të përqendrohej në forcimin e ekonomisë dhe sigurisë së vendeve të Ballkanit, duke u mundësuar atyre t’i rezistojnë si korrupsionit ashtu edhe trysnisë së jashtme. Kjo nënkupton mbështetjen e marrëveshjeve strategjike të tregtisë ekonomike dhe masave kundër korrupsionit, jo vetëm me fjalë, por përmes partneriteteve vepruese, ndarjes së burimeve dhe trajnimeve që forcojnë institucionet vendore. Për më tepër, administrata e tij do t’i jepte përparësi lirive individuale dhe do të shkurtonte burokracinë që pengon përparimin në këto vende, duke ndihmuar në avancimin e vlerave të vërteta demokratike duke fuqizuar qytetarët dhe institucionet lokale”, tha ai.

Fushata e zotit Trump kritikoi politikën e Jashtme të administratës së Presidentit Joe Biden për mosveprim dhe mungesë angazhimi për të kuptuar vërtetë sfidat e veçanta të rajonit. Sipas saj, mungesa e angazhimit jo vetëm që ka penguar përparimin ekonomik, por gjithashtu ka bërë që shumë vende të Ballkanit të ndjehen të anashkaluar dhe të pavlerësuar ndërsa tensionet ziejnë.

“Një administratë e zotit Trump do të sillte një qasje të re dhe të vendosur. Presidenti Trump do t’i jepte përparësi angazhimit të drejtpërdrejtë, duke punuar ngushtë me udhëheqësit lokalë dhe palët e interesuara për të trajtuar çështjet urgjente në secilin prej këtyre kombeve. Administrata e tij do të ndërmerrte hapa aktivë për të parandaluar që ndikimet e huaja të destabilizojnë rajonin, duke siguruar që Ballkani të përparojë në një rrugë të qëndrueshme dhe të begatë”, thuhet në përgjigjen e fushatës së zotit Trump në të cilën theksohet se “stili dhe angazhimi vendimtar i tij për të ndërtuar aleanca të forta të mbështetura në përfitimet dhe respektin e ndërsjellë, do të qëndronin në kontrast të plotë me politikat pasive të administratës aktuale, duke u dhënë shpresë atyre që besojnë në një të ardhme më të ndritshme për Ballkanin”.

Vendet e Ballkanit po ndjekin më vëmendje fushatën për zgjedhjet e 5 nëntorit, rezultati i të cilave po pritet me shqetësim nga shumë evropianë, për shkak të ndikimit që mund të kenë në të ardhmen e NATO-s, luftën e Rusisë në Ukrainë, marrëdhëniet tregtare dhe të ardhmen e demokracisë në kontinent./voa



Ju sugjerojmë

SPAK nisi verifikimet për kontratën e lobimit në SHBA, reagon PD: Jemi transparentë
Kryesore

Caktohen kryetarët dhe nënkryetarët e komisioneve Parlamentare të PD

16 Shtator, 2025 3:10 pm
Apeli rikthen në burg Vangjush Dakon
Kronikë

Apeli rikthen në burg Vangjush Dakon

16 Shtator, 2025 2:48 pm
Opozita braktis seancën, rregullorja e re e Kuvendit miratohet vetëm me votat e PS
Kryesore

Opozita braktis seancën, rregullorja e re e Kuvendit miratohet vetëm me votat e PS

16 Shtator, 2025 2:09 pm
Po bënte punime në banesë, 43-vjeçarin e zë korrenti dhe humb jetën
Kronikë

Aksident në rrugën Fier-Lushnje, një i vdekur dhe dy të plagosur

16 Shtator, 2025 1:23 pm
Edi Rama uron Fatos Nanon për ditëlindje: Lideri historik që e ktheu PS nga Europa
Aktualitet

Edi Rama uron Fatos Nanon për ditëlindje: Lideri historik që e ktheu PS nga Europa

16 Shtator, 2025 12:16 pm
5 kulla të shkatërruara nga Izraeli në 72 orët e fundit në Gaza
Bota

Hetuesit e OKB-së pretendojnë se Izraeli ka kryer gjenocid në Gaza

16 Shtator, 2025 11:01 am
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump thirrje Hamasit: Mos përdorni pengjet si mburojë njerëzore, lirojini ata tani

16 Shtator, 2025 10:26 am
Kuvendi me dy seanca brenda ditës, projektvendimet që do të votohen
Kryesore

Këshilli i Imunitetit dhe i Legjislacionit, PD-PS përcaktojnë deputetët

16 Shtator, 2025 10:23 am
Auto-Skicë
Politikë

Negociatat, Marta Kos: Ecuria e Shqipërisë, mbresëlënëse

16 Shtator, 2025 10:06 am
Hapen negociatat me BE, Rama: Hera e parë që zgjedhim me kë do martohemi
Kryesore

Hapen negociatat me BE, Rama: Hera e parë që zgjedhim me kë do martohemi

16 Shtator, 2025 9:57 am
Para
Netanyahu vizitë në kufirin me Libanin: Do të ndërpresim “oksigjenin” e Hezbollahut

Netanyahu vizitë në kufirin me Libanin: Do të ndërpresim “oksigjenin” e Hezbollahut

Nedim Bajrami shënon dhe kualifikon Rangers-in në finale

Nedim Bajrami shënon dhe kualifikon Rangers-in në finale

E reja në Iran shfaqet me të brendshme në shenjë proteste

E reja në Iran shfaqet me të brendshme në shenjë proteste
















TE FUNDIT

Caktohen kryetarët dhe nënkryetarët e komisioneve Parlamentare të PD

SPAK nisi verifikimet për kontratën e lobimit në SHBA, reagon PD: Jemi transparentë
16 Shtator, 2025

Vendosen 4 kryetarët e komisioneve të drejtuara nga opozita. Opinion.al mëson se Komisioni për Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit...

Lexo më shumë

Apeli rikthen në burg Vangjush Dakon

Apeli rikthen në burg Vangjush Dakon
16 Shtator, 2025

Gjykata e Apelit la në fuqi denimin me 2 vite e 8 muaj burg për ish-kryetarin e bashkisë së Durrësit...

Lexo më shumë

Opozita braktis seancën, rregullorja e re e Kuvendit miratohet vetëm me votat e PS

Opozita braktis seancën, rregullorja e re e Kuvendit miratohet vetëm me votat e PS
16 Shtator, 2025

Kuvendi miratoi ndryshimet në Rregullore, përmes të cilave bëhet edhe një riorganizim i komisioneve parlamentare. Ndryshimet u miratuan vetëm me...

Lexo më shumë

Aksident në rrugën Fier-Lushnje, një i vdekur dhe dy të plagosur

Po bënte punime në banesë, 43-vjeçarin e zë korrenti dhe humb jetën
16 Shtator, 2025

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në autostradën Fier-Lushnje, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Vajkanit”. Dy automjete janë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com