Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A do të bëjë histori Amerika me ‘zotërinë e parë’ Doug Emhoff?

2024/10/31 at 7:36 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
A do të bëjë histori Amerika me ‘zotërinë e parë’ Doug Emhoff?

Nëse kandidatja demokrate për presidente, Kamala Harris, bën histori në nëntor duke u zgjedhur gruaja e parë presidente e Amerikës, bashkëshorti i saj Doug Emhoff do të bëhej ‘zotëria i parë’ i vendit, pasi kaloi, për herë të parë në historinë amerikane, gati katër vite si ‘zotëria i dytë’ i vendit.

Doug Emhoff ka kaluar pothuajse katër vite duke qenë mbështetësi më i madh i bashkëshortes së tij.

“Të dua shumë. Jam shumë krenar që po e bën këtë për të gjithë ne”, tha zoti Emhoff.

Është një rol që ish-juristi i industrisë së argëtimit pret të vazhdojë ta luajë nëse Kamala Harris zgjidhet presidente dhe nëse zoti Emhoff bën histori duke u bërë bashkëshorti i parë i një presidenteje në detyrë.

“Do të kem përqasje të ngjashme. Ku mund të jem më i dobishëm për të si burri i saj? Ta mbështes, ta dua si gjithmonë dhe të jem aty për të, por gjithashtu si mund ta ndihmoj atë si presidente, të ndihmoj administratën, të ndihmoj popullin amerikan, duke qenë i pari, dhe cilat çështje mund të mbështes?”, tha zoti Emhoff.

Zoti Emhoff u martua me zonjën Harris në vitin 2014 pasi u njohën për herë të parë në një takim. Ndërsa roli politik i gruas së tij vazhdoi të rritej, zoti Emhoff mori përsipër publikisht rolin e bashkëshortit mbështetës.

“Ai e ka bërë të qartë, se nuk do të ishte mbi këtë rol mbështetës dhe se nuk do të donte që askush të mendonte se vetëm për shkak se është burrë, nuk mund ta bëj këtë rol zëvendësues dhe ndihmës’,” thotë studiuesja Kelly Dittmar, nga Universiteti Rutgers.

Zoti Emhoff hoqi dorë nga puna e tij në firmën ligjore dhe filloi të jepte mësim në Universitetin Georgetown kur zonja Harris u bë nënpresidente. Ai thotë se bashkëshortja e tij e shtyu që ta bënte të tijin rolin e zotërisë së dytë.

“Duke qenë burri i parë që e bën këtë, le të flasim për çështjet gjinore. Kam folur shumë për barazinë gjinore, barazinë e pagave, lejen familjare, kujdesin ndaj fëmijëve”, tha zoti Emhoff.

Në Shtetet e Bashkuara, bashkëshortët e figurave politike në nivelin më të lartë kanë qenë gjithmonë gra. Por zoti Emhoff ka treguar se mund të përshtatet mirë, thotë Anita McBride nga Universiteti Amerikan.

“Ai flet për jetën e tyre familjare. E thotë që përpara se, ‘Unë jam këtu për të shërbyer. Puna ime më e rëndësishme është këtu, për të mbështetur nënpresidenten”, thotë studiuesja McBride.

Në rolin e zotërisë së dytë, Doug Emhoff, i cili është hebre, ka udhëhequr gjithashtu një nismë për antisemitizmin në administratën e Presidentit Biden.

Zonjat e para tradicionalisht përqendrohen në aktivitetet sociale, si mbikëqyrja e darkave shtetërore dhe miratimi i dekorimeve të festave të Shtëpisë së Bardhë.

“Bëhet fjalë për ushqimin, lulet dhe qelqurinat. A do të jetë kjo diçka që ai dëshiron ta bëjë? Ndoshta po, ndoshta jo“, thotë studiuesja McBride.

Si president i Organizatës së Bashkëshortëve të Senatit, zoti Emhoff ka treguar tashmë një gatishmëri për ta vazhduar traditën.

“Ka disa dreka, ka aktivitete në rezidencën e nënpresidentes, kështu që thjesht u sigurova që të marr pjesë në ato ngjarje tradicionale dhe, si zotëria i parë, ka disa tradita që do t’i ruaj me besnikëri”, tha zoti Emhoff.

Zonjat e para zakonisht ia dhurojnë Muzeut Smithsonian në Uashington fustanet që veshin në ceremoninë e inaugurimit. Mbetet për t’u parë nëse koleksionit do t’i shtohet së shpejti një kostum burrash./VOA

Ju sugjerojmë

Incidente në një qendër votimi në Kosovë, sherr mes qytetarëve, ndërhyn policia
Rajoni

Incidente në një qendër votimi në Kosovë, sherr mes qytetarëve, ndërhyn policia

28 Dhjetor, 2025 12:53 pm
Vlora pa ujë prej 72 orësh
Aktualitet

Vlora pa ujë prej 72 orësh

28 Dhjetor, 2025 12:43 pm
KQZ: Probleme me energjinë elektrike në disa qendra votimi në Kosovë
Kryesore

KQZ: Probleme me energjinë elektrike në disa qendra votimi në Kosovë

28 Dhjetor, 2025 12:40 pm
Trump akuzon Zelenskyyn: Ti dhe Joe Biden keni lejuar fillimin e luftës në Ukrainë
Bota

Sot takimi mes Trump dhe Zelenskyt në Florida, ja ku do fokusohen bisedimet

28 Dhjetor, 2025 12:12 pm
1933/ “Pjetër Budi rishkruante letrën e dërguar 4 shekuj më parë Dukës së Savojës”
-Kulturë

1933/ “Pjetër Budi rishkruante letrën e dërguar 4 shekuj më parë Dukës së Savojës”

28 Dhjetor, 2025 12:11 pm
Kurti voton në Prishtinë: Shpresoj që pjesëmarrja të jetë masive
Kryesore

Kurti voton në Prishtinë: Shpresoj që pjesëmarrja të jetë masive

28 Dhjetor, 2025 11:38 am
Hetimi i SPAK për AKSHI, Rama: Shqipëria ka bërë një progres të madh në digjitalizim
Kryesore

Hetimi i SPAK për AKSHI, Rama: Shqipëria ka bërë një progres të madh në digjitalizim

28 Dhjetor, 2025 10:14 am
Kosovë/Si po shkon procesi i votimit deri tani, kreu i KQZ:Po votohet në 2614 qendra
Kryesore

Kosovë/Si po shkon procesi i votimit deri tani, kreu i KQZ:Po votohet në 2614 qendra

28 Dhjetor, 2025 9:24 am
Emigrantët kthehen/ Shqipëria nuk i mban, riintegrimi i vështirë dhe…
Aktualitet

Emigrantët kthehen/ Shqipëria nuk i mban, riintegrimi i vështirë dhe…

28 Dhjetor, 2025 9:17 am
Kosovë, mbahen sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Kryesore

Kosovë, mbahen sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare

28 Dhjetor, 2025 8:56 am
Para
VIDEO/ Halloween në Shtëpinë e Bardhë, gruaja e presidentit Biden maskohet si panda

VIDEO/ Halloween në Shtëpinë e Bardhë, gruaja e presidentit Biden maskohet si panda

Pikëpyetje në SHBA, pse Elon Musk bisedon me Vladimir Putin?

Pikëpyetje në SHBA, pse Elon Musk bisedon me Vladimir Putin?

Botërori i Mundjes, Veliaj: Tirana, një qytet për të gjithë

Botërori i Mundjes, Veliaj: Tirana, një qytet për të gjithë

TE FUNDIT

Incidente në një qendër votimi në Kosovë, sherr mes qytetarëve, ndërhyn policia

Incidente në një qendër votimi në Kosovë, sherr mes qytetarëve, ndërhyn policia
28 Dhjetor, 2025

Në një shkollë në Zhegër të Komunës së Gjilanit ka ndodhur një incident mes të disa qytetarëve që kanë qenë...

Lexo më shumë

Vlora pa ujë prej 72 orësh

Vlora pa ujë prej 72 orësh
28 Dhjetor, 2025

Situata në Vlorë prej tre ditësh vijon të mbetet e vështirë pasi dëmtimi i rëndë i një tubacioni në rrjetin...

Lexo më shumë

KQZ: Probleme me energjinë elektrike në disa qendra votimi në Kosovë

KQZ: Probleme me energjinë elektrike në disa qendra votimi në Kosovë
28 Dhjetor, 2025

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, njoftoi se gjatë ditës së zgjedhjeve janë raportuar probleme me mungesë të...

Lexo më shumë

Sot takimi mes Trump dhe Zelenskyt në Florida, ja ku do fokusohen bisedimet

Trump akuzon Zelenskyyn: Ti dhe Joe Biden keni lejuar fillimin e luftës në Ukrainë
28 Dhjetor, 2025

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të takohet sot me homologun e tij amerikan, Donald Trump në Florida për të paraqitur...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com