Policia ka vënë në pranga një ish-punonjës të IMT Elbasan në Kapshticë.
Uniformat blu bëjnë me dije se 39-vjeçari akuzohet për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.
“Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare ekzekutoi urdhrin e SPAK, nxjerrë më datë 29.05.2024, për ndalimin e shtetasit A. M., 39 vjeç, banues në Elbasan, i akuzuar për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës. 39-vjeçari u ndalua nga shërbimet e Policisë në PKK Kapshticë, në hyrje të vendit.
Ai dyshohet se në muajin prill 2024, ka shpërdoruar detyrën si punonjës i IMT Elbasan, duke mos marrë masa për prishjen e një objekti të ndërtuar pa leje, për shkak se kishte marrë ryshfet”, njofton policia.