Një incident është raportuar në Elbasan, gjatë zhvillimit të protestës së opozitës.
Mësohet se ka kaluar një autoambulancë sërish në rrethrrotullimin e Bradasheshit.
Pas kalimit të saj, ka patur shtim të forcave të policisë në të dy krahët duke sjellë një përplasje mes efektivëve dhe protestuesve.
Nga ana e policisë ka një komunikim që të zhbllokohet rruga.
Ndërkohë përfaqësuesit e PD-së këmbëngulin që bllokimi do të zgjasë deri në orën 20:00 siç ishte paralajmëruar.