“Rama e ka ndërtuar SPAK-un dhe po e përdor për dëshirat e veta”,-këshu është shprehur analisti Armand Shkullaku në emisionin “Opinion”, teksa ka folur në lidhje me hetimet dhe burgosjet e politikanëve në vendin tonë.
Shkullaku thotë se kreu i qeverisë ka ndikim te SPAK, pasi ai e orienton që të godasë kundërshtarët e tij politik. Po ashtu, analisti solli në vëmendje disa shembuj, ku pas deklaratëve kërcënuese të Ramës ndaj politikanëve, përfshirë këtu Sali Berishën dhe Ilir Metën, SPAK ka vepruar duke u hapur dosje hetimore për t’i burgosur.
“Rama e ka ndërtuar SPAK-un dhe po e përdor për dëshirat e veta. Po të them vetëm pesë shembuj dhe mi kundërshtoni nëse nuk është kështu. Një, doli këtu te ty, pa nga kamera para zgjedhjeve lokale dhe tha Fredi Beleri e ka me mua personale. Pas dy orësh e plasën në burg, polici, dëshmitarë fallso, Prokuroria e Vlorës, SPAK, Gjykatë Speciale, Gjykatë e Lartë, Gjykatë Kushtetuese, të gjitha në rresht e lanë në burg i morën mandatin e Himarës. Ja rrëmbyen. Një mandat që është dhënë me votë. Rasti i dytë. Ervin Salinjit i thotë në Kuvend live do ta shikosh nesër në gjykatë se si do të përfundosh!” Dhe gjykata e Apelit e fut në burg Salianjin për një vepër qesharake. Prokurori kërkon punë detyruese, gjykata e çon në burg 1 vit se denoncoi një trafikant droge, vëllain e të cilit Rama e kishte fiksim ta bënte mininstër të Brendshëm, pasi kishte patur një trafikant tjetër ministër të Brendshëm. Sepse ai post kështu duhej të trashëgohej. Rasti i tretë eshte Arben Ahmetaj. Doli tradhtar Aben Ahmetaj? Doli para selisë së PS dhe tha: “Po të jem une prokuror e gjyqtar, ai do ta pësojë më keq!” E mban mend ça degjenerimi i bëri Arben Ahmetajt? I nxorri dhe vibratorët nga dhoma e gjumit. Rasti tjetër, Kongresi i PS. Fjalimi i Edi Ramës: “Ç’është ky SPAK-u, se boll e kemi mbyllur gojën deri më tani. I dua në burg dhe unë dhe gjithë shqiptarët, Sali Berishën dhe Ilir Metën.” Ja dhe Dumani i futi të dy në burg. A janë fakte këto? Më thoni nëse po shtoj ndonjë gjë nga vetja ime”,-tha Shkullaku./ Opinion.al