Pak orë pas përfundimit të seancën plenare, e cila u shoqërua me kaos dhe debat nga opozita, Partia Socialiste ka kërkuar të ndërmerren masa disiplinore ndaj 24 deputetëve të Partisë Demokratike.
24 deputetët e opozitës, për të cilët është kërkuar masë disiplinore janë: Gazmend Bardhi, Flamur Noka, Bledion Nallbati, Edi Paloka, Saimir Korreshi, Lefter Geshtenja, Luan Baçi, Dashnor Sula, Agron Gjekmarkaj, Dhurata Çupi, Xhelal Mziu, Ina Zhupa, Zheni Gjergji, Helidon Bushati, Lindita Metaliaj, Ramadan Lika, Asllan Dogjani, Qani Xhafa, Flamur Hoxha, Isuf Çela, Kastriot Piroli, Lodovik Hasani, Kasem Mahmutaj, Edmond Spaho.
Deputetët demokratë nisën aksionin fillimisht duke bllokuar foltoren dhe duke hedhur sende të forta në drejtim të kryepalamentares Elisa Spiropali.
Më pas deputetët nxorën jashtë godinës karriget e tyre dhe i bënë grumbull në hyrje, ndërsa deputetët Bledion Nallbati dhe Flamur Noka, u panë duke i hedhur benzinë e duke i vendosur më pas zjarrin