Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme në zonën e Omonias , në qendër të Athinës.
Sipas informacioneve, ngjarja dyshohet se ka ndodhur në kryqëzimin e rrugëve Kreta dhe Acominato.
Nga përplasja dyshohet se ka mbetur i plagosur një person me origjinë nga Shqipëria i paidentifikuar, i cili po trajtohet në spital.
Ndërkohë policia e cila ka shkuar në vendngjarje ka gjetur shtatë gëzhoja dhe po vazhdon hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje, shkaqet e së cilës janë ende të paqarta./Opinion.al