Policia ka vënë në pranga dy shtetas, pasi dyshohet se kanë goditur me mjet prerës një 42-vjeçar në Tiranë.
Sipas policisë, 42-vjeçari ishte plagosur me thikë në këmbë.
Eende nuk dihen shkaqet që çuan në konfliktin i cili la pas një të plagosur.
“Tiranë/ Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e sotme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë identifikuar dhe shoqëruar në ambientet e Policisë dy autorët e dyshuar, shtetasit V. M., 30 vjeç, dhe G. G., 33 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Ditën e sotme, këto dy shtetas, për motive të dobëta dyshohet se kanë goditur me mjet prerës shtetasin G. S., 42 vjeç, banues në Tiranë.
Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i tyre për veprën penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 76/22/25 i Kodit Penal”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë./Opinion.al