Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vota e Diasporës/ Zbardhet projektvendimi, si do të regjistrohen për të votuar qytetarët jashtë Shqipërisë dhe dokumentet që iu duhen  

2024/09/23 at 12:54 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 12 min
A A
Vota e Diasporës/ Zbardhet projektvendimi, si do të regjistrohen për të votuar qytetarët jashtë Shqipërisë dhe dokumentet që iu duhen  

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka publikuar projektvendimin për votën e diasporës. Në këtë projektvendim publikohet me detaje si do të bëhet regjistrimi dhe si do të përgatitet lista e votuesve. 


Rregulla të përgjithshme 

  1. Çdo shtetas shqiptar me të drejtë vote që ndodhet jashtë vendit në datën e zgjedhjeve dhe që dëshiron
    të ushtrojë të drejtën e votës për zgjedhjet për Kuvendin nga atje ku ndodhet, duhet të regjistrohet në
    listën e zgjedhësve jashtë vendit, në përputhje me rregullat e përcaktuara në këtë vendim. 
  2. Regjistrimi i zgjedhësve që votojnë nga jashtë venditrealizohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
    (KQZ).
  3. Paraqitja e kërkesave për regjistrim të zgjedhësve nga jashtë vendit, afatet dhedokumentacioni
    shoqërues
  4. Zgjedhësi që dëshiron të votojë nga jashtë paraqet kërkesë në mënyrë individuale për regjistrim në
    listën e zgjedhësve që votojnë nga jashtë vendit në Komisionin Qendror të zgjedhjeve sipas
    procedurave të përcaktuara në këtë vendim.Afati për paraqitjen e kërkesës fillon 120 ditë para datës
    së zgjedhjeve dhe përfundon 68 ditë para kësaj date.
    Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve njofton publikisht për hapjen e procesit të hartimit të listës së
    zgjedhësve që votojnë nga jashtë vendit jo më vonë se 10 ditë përpara fillimit të këtij procesi. 

Kërkesa kryhet përmes Platformës Elektronike të Regjistrimit, nga këtu e vijim në këtë vendim
referuar si “PER” e cila krijohet, mirëmbahet dhe përditësohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
PER është e aksesueshme pa pagesë për zgjedhësin. Zgjedhësit do t’i jepet mundësia ta shkarkojë
këtë platformë si në versionin desktop, ashtu edhe në atë mobile pa qenë i kushtëzuar nga lloji i
pajisjes elektronike që do të përdorë. 

  1. Paraqitja e kërkesës në PER bëhet duke krijuar një llogari në këtë platformë nga vetë zgjedhësi.
    Krijimi i llogarisë dhe hyrja në të në vijim sipas rastit bëhet nëpërmjet përdorimit të 3 (tre) faktorë
    autentifikimi. Njëri prej faktorëve autentifikues duhet të jetë biometrik me njohje të fytyrës (ang.
    face recogniton) faktori tjetër është një kod unik i përkohshëm 6 shifror që i dërgohet zgjedhësit në
    numrin e tij të telefonit mobil dhe email, si dhe faktori i tretë është Numri Personal i Identifikimi
    (NID) i zgjedhësit dhe fjalëkalimi.
    3. Pasi ka krijuar llogarin e tij në PER, për t’u regjistruar, zgjedhësi hyn në këtë llogari dhe ndjek këto
    hapa: 
  2. a) Skanon përmes PER një dokument të vlefshëm identifikimi të lëshuar nga Republika e
    Shqipërisë, pasaportë për jashtë shtetit, ose letërnjoftim. PER lexon dhe ngarkon
    automatikisht në platformë të dhënat që përmban dokumenti i identifikimit. Nëse për arsye
    të ndryshme këto të dhëna nuk ngarkohen automatikisht, atëherë zgjedhësi i ngarkon ato në
    PER në mënyrë manuale. 
  3. b) Ngarkon në PER të paktën një nga dokumentet e listuar më poshtë që vërteton qëndrimin e
    tij jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë:
    certifikatë pronësie ose dokument ekuivalent në shtetin e rezidencës që provon
    pronësinë e banesës;
    ii. vërtetim banimi ose dokument tjetër ekuivalent i lëshuar nga organe shtetërore
    të vendit të rezidencës, ku përcaktohet adresa e banimit.
    iii. kontratë qiraje ose huapërdorje të banesës;
    iv. kontratë kredie për blerje të banesës;
    v. kontratë furnizimi ose faturë të furnizimit me ujë në banesë;
    vi. kontratë furnizimi ose faturë të energjisë (gaz ose elektrike) në banesë;
    vii. kontratë ose faturë të ofrimit të shërbimit të internetit/telefonisë fikse në banesë;
    viii. dokument të lëshuar nga organi kompetent i shtetit ku ka vendbanimin, i cili
    vërteton qëndrimin e zgjedhësit në një institucion shëndetësor, kamp
    emigracioni, apo tjetër të ngjashëm; 
  4. c) Ngarkon në PER të dhënat e mëposhtme:
    adresën personale të postës elektronike (email);
    ii. numrin e celularit personal;
    iii. adresën e banimit e cila duhet të përmbajë të paktën këto të dhëna: shtetin, kodin
    postar, qytetin, emërtesën e rrugës, numrin e banesës, elemente të tjera të adresës
    (nëse ka). 
  5. PER përmes ndërveprimit në kohë reale me Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile (RKGjC),
    kontrollon saktësinë dhe përputhshmërinë e të dhënave të zgjedhësit që u përftuan sipas pikës 3,
    shkronja “a”, të kreut II, të këtij vendimi. 
  6. Të dhënat e identitetit të shtetasit kërkohen të verifikohen nga KQZ në Regjistrin Kombëtar të
    Gjendjes Civile dhe, nëse ato janë të njëjta, bëhet nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile
    (DPGjC) regjistrimi në RKGjC i adresës së shtetasit që voton jashtë vendit në një rubrikë të
    veçantë. 
  7. Nëse këto të dhëna janë të sakta dhe përputhen me të dhënat që RKGjC ka për këtë zgjedhës, PER
    do t’i shfaqë zgjedhësit mesazhin se kërkesa e tij u regjistrua me sukses dhe se ai do të njoftohet për
    rezultatin e shqyrtimit të kërkesës së tij nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve brenda 5 ditëve
    kalendarike në llogarinë e tij në PER si dhe me email. PER i ofron mundësinë zgjedhësit që ka
    paraqitur kërkesën për të ndjekur/gjurmuar statusin e shqyrtimit të saj. 
  8. Nëse këto të dhëna nuk janë të sakta, pra nuk përputhen me të dhënat që RKGjC ka për këtë zgjedhës,
    PER do t’i shfaqë zgjedhësit mesazhin se duhet t’i saktësojë ato dhe se nuk mund të vazhdojë më
    tej me kërkesën për regjistrim derisa të korrigjojë përkatësisht të dhënat që PER i identifikon si të
    pasakta. Vetëm pas saktësimit të këtyre të dhënave zgjedhësi do të marrë mesazhin si në pikën 3, të
    këtij kreu. Në rast të vështirësive për të realizuar regjistrimin sipas hapave të mësipërm, zgjedhësi
    mund të ruajë draft kërkesën e tij në PER dhe të kontaktojë për ndihmë teknike lidhur me procesin
    e regjistrimit, shërbimin e ndihmës që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendos në dispozicion të
    zgjedhësve nga jashtë vendit përgjatë gjithë periudhës së regjistrimit. 
  9. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, me vendim të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve përmes
    Platformës, vendos mbi kërkesën për regjistrim të zgjedhësit brenda 5 ditëve kalendarike nga marrja
    e saj nëpërmjet PER. Vendimi nëse do të përfshihet ose jo në listën paraprake të zgjedhësve që
    votojnë jashtë vendit i njoftohet në llogarin e tij në PER, si dhe në adresën e email të deklaruar në
    platformë. 
  10. Përbërësit e listës së zgjedhësve jashtë vendit, mënyra dhe afatet e komunikimit me RKGjC, si
    dhe modalitetet e rregullat e tjera teknike të hartimit të kësaj liste
  11. Lista e zgjedhësve që votojnë jashtë vendit është një listë e vetme në nivel zone zgjedhore dhe
    përmban listën e shtetasve shqiptarë që kanë shprehur vullnetin të votojnë nga jashtë vendit sipas
    rregullave të përcaktuara në këtë vendim dhe që janë të regjistruar në Regjistrin Kombëtar të
    Gjendjes Civile në territorin e zonës zgjedhore përkatëse. 
  12. Lista e zgjedhësve që votojnë jashtë vendit hartohet dhe përdoret rishtazi për çdo palë zgjedhje
    për Kuvendin. Në çdo rast, KQZ-ja dhe Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile ruajnë bazën
    e të dhënave të zgjedhësve që votojnë nga jashtë vendit për çdo palë zgjedhje. 
  13. Përbërësit e listës së zgjedhësve nga jashtë vendit përfshijnë përbërësit zgjedhorë të përcaktuar në
    shkronjat “a”, “b”, “c”, “ç”, “d” dhe “f’ të pikës 1 të nenit 45 të ligjit Nr. 10019, datë 29.12.2008,
    “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe shtetin e vendbanimit të
    zgjedhësit që voton jashtë vendit, i cili gjendet në rubrikën e veçantë në RKGjC ku është
    regjistruar adresa e zgjedhësit sipas përcaktimeve të pikës 4, të kreut III, të këtij vendimi. 
  14. Në përfundim të procesit të regjistrimit të kërkesave të zgjedhësve për të votuar nga jashtë vendit,
    sipas afateve të përcaktuara në pikën 1, të kreut II, të këtij vendimi, DPGjC nxjerr nga RKGjC
    listën paraprake të zgjedhësve nga jashtë vendit dhe ia dërgon atë Komisionit Qendror të
    Zgjedhjeve jo më vonë se 63 ditë para datës së zgjedhjeve. 
  15. Komisioneri Shtetëror iZgjedhjeve, 63 ditë përpara datës së zgjedhjeve, publikon listën paraprake
    të zgjedhësve që votojnë jashtë vendit, me qëllim që zgjedhësit brenda 48 orësh nga publikimi i
    saj mund të kërkojnë regjistrimin apo rregullimin e pasaktësive të regjistrimit të tyre në PER. 
  16. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, 60 ditë para datës së zgjedhjeve, miraton dhe publikon në
    faqen zyrtare të internetit të KQZ listën përfundimtare të zgjedhësve që votojnë jashtë vendit.
    Lista e zgjedhësve pas përfundimit të procesit nuk ndryshon në asnjë rrethanë dhe për asnjë shkak
    pas afatit të parashikuar në këtë pikë, me përjashtim të rastit të parashikuar në pikën 8 të nenit 25
    të ligjit Nr. 10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar. 
  17. Lista e zgjedhësve nga jashtë vendit përmban: emërtimin e zonës zgjedhore, llojin dhe datën e
    zgjedhjeve, përbërësit zgjedhorë të zgjedhësve, sipas përcaktimeve të pikës 4, të këtij kreu.
  18. Lista e zgjedhësve hartohet në formatet e mëposhtme:
    a) listë zgjedhësish në nivel zone zgjedhore në formë elektronike për publikim nga KQZ
    dhe DPGjC, dhe që përmban përbërësit zgjedhorë të përcaktuar në shkronjat “a”, “b”,
    “ç”, “d” të nenit 45 të ligjit Nr. 10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së
    Shqipërisë”, të ndryshuar, emërtimin e zonës zgjedhore, llojin dhe datën e zgjedhjeve, si
    dhe shtetin e vendbanimit të zgjedhësit që voton jashtë vendit i cili gjendet në rubrikën
    e veçantë në RKGjC ku është regjistruar adresa e zgjedhësit sipas përcaktimeve të pikës 

4, të kreut III, të këtij vendimi;
b) përmbledhje e të gjithë zgjedhësve në nivel vendi në formë elektronike për publikim nga
KQZ dhe DPGjC me përmbajtje sipas shkronjës “a” të kësaj pike. 

  1. Zgjedhësit në listë renditen sipas rendit alfabetik të mbiemrit.
  2. Një kopje e listës së zgjedhësve nga jashtë vendit hartuar sipas rregullave të përcaktuara në këtë
    vendim i dërgohet nga KQZ Arkivit Qendror të Shtetit jo më vonë se 10 ditë pas miratimit të kësaj
    liste nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve. 
  3. Kur zgjedhësi që ka paraqitur kërkesë për regjistrim në listën e zgjedhësve që votojnë nga jashtë
    vendit vëren se nuk është i regjistruar në këtë listë, ose regjistrimi i tij ka pasaktësi, ai ka të drejtë
    të paraqesë kërkesë në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë deri 7
    ditë përpara datës së zgjedhjeve. Kërkesa sipas kësaj pike, përjashtohet nga taksat gjyqësore.
    Gjykata e shqyrton dhe vendos në lidhje me kërkesën, sipas kësaj pike, brenda 24 orëve nga data
    e regjistrimit të kërkesës, por jo më vonë së 5 ditë para datës së zgjedhjeve. Emri dhe të dhënat e
    tjera të zgjedhësit që i shtohet listës së zgjedhësve që votojnë nga jashtë vendit, i bashkëngjitet
    vendimi i gjykatës. 
  4. Shtetasit shqiptarë që janë regjistruar në listën e zgjedhësve jashtë vendit, pas përfundimit të
    procedurës së regjistrimit sipas këtij vendimi, çregjistrohen nga lista e zgjedhësve brenda vendit
    që shpallet sipas nenit 56 të ligjit Nr. 10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së
    Shqipërisë”, të ndryshuar. 
  5. DPGJC harton listën e zgjedhësve sipas përcaktimeve të nenit 46, pika 1, të ligjit Nr. 10019, datë
    29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, duke hequr nga kjo listë
    emrat e atyre personave që janë të regjistruar në regjistrin e shtetasve që votojnë nga jashtë vendit.
    V. Mbikqyrja dhe kontrolli i procesit 
  6. Auditët teknicienë tëmiratuar sipas nenit 61, të ligjit Nr. 10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor
    i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, kryejnë verifikimin e veprimeve të realizuara nga
    KQZ për regjistrimin e shtetasve që votojnë nga jashtë vendit duke filluar nga 120 ditë nga data
    e zgjedhjeve. 
  7. Partitë politike, organizatat joqeveritare shqiptare dhe të huaja, si dhe organizatat ndërkombëtare
    të specializuara ose të angazhuara në mirëqeverisjen dhe demokratizimin, përfaqësuesit e
    shteteve të huaja të akredituar në Shqipëri, si dhe të medias, në kuadër të transparencës dhe
    informimit, kanë të drejtë të njihen me të gjitha elementët e PER, veçanërisht gjatë proceseve të:
    testimit paraprak operacional, kontrollit apo auditimit të saj,si dhe kanë të drejtën për t’u njohur
    dhe marrë pjesë në testime gjatë procesit të regjistrimit të kërkesave të zgjedhësve nga jashtë
    territorit të Republikës së Shqipërisë sipas parashikimeve të këtij vendimi. 
  8. Me kërkesë të partive politike, ose kryesisht KQZ, mundëson auditim të pavarur të PER nga
    subjekte të specializuara.
  9. Dispozita të fundit
  10. Ngarkohet administrata e KQZ-së dhe institucionet e ngarkuara me detyra nga ky vendim, me
    zbatimin e tij.
  11. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në faqen zyrtare të internetit të Komisionit
    Qendror të Zgjedhjeve.
  12. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Kolegjin Zgjedhor Gjyqësor pranë Gjykatës
    Administrative të Apelit, Tiranë, brenda (5) ditëve nga shpallja e këtij vendimi.


Ju sugjerojmë

Sulmet e SHBA/ Ministri i Jashtëm iranian mbërrin në Moskë për bisedime me Putin
Bota

Sulmet e SHBA/ Ministri i Jashtëm iranian mbërrin në Moskë për bisedime me Putin

22 Qershor, 2025 10:41 pm
Auto-Skicë
Life Style

A është ky vendi ku filloi jeta? Zbulohet “Qyteti i Humbur” nën oqeanin Atlantik

22 Qershor, 2025 10:21 pm
Izraeli nis sulmet ndaj Iranit
Bota

Izraeli nis sulmet ndaj Iranit

22 Qershor, 2025 10:10 pm
Bombardimet e SHBA, IAEA:S’ka rritje të niveleve të rrezatimit në centralet iraniane
Bota

The Times/ Pyetjet e ngritura që duan përgjigje pas sulmit të SHBA-së ndaj Iranit

22 Qershor, 2025 9:56 pm
Sinjale misterioze perceptohen në Antarktidë
Life Style

Sinjale misterioze perceptohen në Antarktidë

22 Qershor, 2025 9:22 pm
Auto-Skicë
Bota

Kritikoi sulmet ndaj Iranit, Trump i përgjigjet republikanin Massie: Humbës patetik

22 Qershor, 2025 8:37 pm
Izraeli tjetër valë sulmesh mbi Iran, IDF: Në shënjestër infrastruktura ushtarake
Bota

Franca, Gjermania dhe Britani thirrje Iranit pas sulmeve të SHBA: Të negociojmë

22 Qershor, 2025 8:16 pm
Algjeri/ Festa e titullit kthehet në tragjedi, 3 të vdekur
Sport

Algjeri/ Festa e titullit kthehet në tragjedi, 3 të vdekur

22 Qershor, 2025 7:32 pm
Ambasadorja franceze: Mbështesim plotësisht integrimin e Shqipërisë në BE
Aktualitet

Ambasadorja franceze: Mbështesim plotësisht integrimin e Shqipërisë në BE

22 Qershor, 2025 7:01 pm
Hekurudha Durrës-Prishtinë, Rama: Franca do të përfshihet në ndërtimin e saj
Kryesore

Sulmet e SHBA në Iran, Rama: Shqipëria mbështet përpjekjet e Trump

22 Qershor, 2025 6:52 pm
Para
Begaj takon të Dërguarin e Posaçëm të Kryeministrit britanik për Ballkanin Perëndimor, çfarë diskutuan

Begaj takon të Dërguarin e Posaçëm të Kryeministrit britanik për Ballkanin Perëndimor, çfarë diskutuan

Komisioni hetimor, ish-mjeku: I thashë SPAK, mbylle këtë çështje se na morët shpirtin! O na fusni brenda, ose na lini rehat

Komisioni hetimor, ish-mjeku: I thashë SPAK, mbylle këtë çështje se na morët shpirtin! O na fusni brenda, ose na lini rehat

Dritan Dajti bën tjetër përpjekje për lirim nga burgu

Dritan Dajti bën tjetër përpjekje për lirim nga burgu
















TE FUNDIT

Sulmet e SHBA/ Ministri i Jashtëm iranian mbërrin në Moskë për bisedime me Putin

Sulmet e SHBA/ Ministri i Jashtëm iranian mbërrin në Moskë për bisedime me Putin
22 Qershor, 2025

Ministri i Jashtëm i Iranit ka mbërritur në Moskë për bisedime me Vladimir Putinin, sipas një raporti nga agjencia shtetërore...

Lexo më shumë

A është ky vendi ku filloi jeta? Zbulohet “Qyteti i Humbur” nën oqeanin Atlantik

Auto-Skicë
22 Qershor, 2025

Thellë në zemër të Oqeanit Atlantik, shkencëtarët kanë zbuluar një botë nënujore të pabesueshme dhe të mistershme, që mund të...

Lexo më shumë

Izraeli nis sulmet ndaj Iranit

Izraeli nis sulmet ndaj Iranit
22 Qershor, 2025

Mbrojtja ajrore është aktivizuar në qytetet iraniane, si Teheran, Tabrizin veriperëndimor dhe Yazdin qendror. Kjo për shkak se IDF, Forcat...

Lexo më shumë

The Times/ Pyetjet e ngritura që duan përgjigje pas sulmit të SHBA-së ndaj Iranit

Bombardimet e SHBA, IAEA:S’ka rritje të niveleve të rrezatimit në centralet iraniane
22 Qershor, 2025

Pasi Shtetet e Bashkuara vendosën t’i bashkoheshin ofensivës së Izraelit dhe të godisnin objektet bërthamore iraniane, sekretari amerikan i mbrojtjes,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com