Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një të riu shqiptar ka ndodhur pasditen e djeshme në Santorini të Greqisë. Sipas asaj që raportojnë mediat fqinje, viktima është një 29-vjeçar, i cili po drejtonte një motor kur ndodhi ngjarja.
Referuar të njëjtave burime, aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 19:35, kur motori që drejtohej nga i riu shqiptar është përmbysur në rrugë dhe më pas është përplasur me një makinë që po kalonte aty. Automjeti drejtohej nga një 27-vjeçare, e cila nuk ka pësuar lëndime.
Përplasja e rëndë ishte shkaku që çoi në humbjen e jetës të të riut shqiptar, i cili u transportua menjëherë ne spitalin e Santorinit, por nuk mundi që të ju rezistonte plagëve të marra. Policia po heton rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti.