Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Këshilli i OKB-së për të drejtat e njeriut: Shtetet të sfidojnë Izraelin

2024/09/09 at 4:32 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Këshilli i OKB-së për të drejtat e njeriut: Shtetet të sfidojnë Izraelin

Zyrtari kryesor i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut, Volker Turk u bëri thirrje sot shteteve të veprojnë ndaj asaj që e quajti “shpërfillje flagrante” e ligjit ndërkombëtar nga Izraeli në territoret palestineze. Ai tha se ndalimi i luftës në Gazë, ku numri i palestinezëve të vrarë ka arritur në 40,000 dhe shmangia e një lufte rajonale, është përparësi “absolute dhe urgjente”.

Në hapjen e seancës së 57-të të Këshillit të Kombeve të Bashkuara për të drejta të njeriut në Gjenevë, zyrtari i lartë OKB-së për të drejtat e njeriut, Volker Turk u bëri thirrje shteteve që të mos pranojnë sjelljen e Izraelit dhe siç tha ai mosrespektimin e ligjit ndërkombëtar, rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe vendimeve të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë nga ky vend.

“Ndalimi i luftës dhe shmangia e një konflikti të gjerë rajonal është përparësi absolute dhe urgjente. Njëkohësisht, i duhet dhënë një përgjigje e gjithanshme edhe çështjes më të gjerë, paligjshmërisë në tërë territorin e pushtuar palestinez, pasojë e politikave dhe sjelljeve të Izraelit… Shtetet nuk mund dhe nuk duhet ta pranojnë shpërfilljen flagrante të ligjit ndërkombëtar … në këtë situatë apo në rrethana të tjera,” deklaroi ai.

Zoti Turk tha se nëse nuk zgjidhen shkaqet që çojnë në luftëra, luftërat do të përfshijnë edhe vende tjera dhe do të barten tek gjeneratat e ardhshme, duke shkaktuar, siç tha ai, “cikle të vazhdueshme urrejtjeje.” Sipas tij, lufta në Gazë është një shembull tipik.

“Çdo ditë, palestinezët mezi mbijetojnë. Afro 1.9 milionë banorë janë detyruar të zhvendosen disa herë përgjatë Rripit të Gazës. Pas 11 muajsh, 100 pengje izraelite ende po mbahen në Gazë. Dhe ndërkohë që numri i vërtetë mund të jetë më i lartë, rreth 10,000 palestinezë po mbahen në burgjet izraelite, shumica e të cilëve në mënyrë arbitrare dhe mbi 50 prej tyre kanë humbur jetën për shkak të kushteve jonjerëzore dhe keqtrajtimit. Në Bregun Perëndimor, operacionet e përgjakshme, disa të një shkalle që nuk i kemi parë gjatë dy dekadave të fundit, po përkeqësojnë situatën katastrofike atje, e cila ishte e përkeqësuar për shkak të dhunës serioze të kolonëve,” deklaroi ai.

Në Izrael, janë shtuar masat e sigurisë pas sulmit të së dielës në kalimin kufitar ndërmjet Izraelit dhe Jordanisë, ku një person i armatosur sulmoi forcat izraelite të sigurisë, duke vrarë tre civilë, ndërkohë që Izraeli vazhdoi operacionet ushtarake në Gazë.

Sipas profesorit të shkencave politike, Ric Stoll nëse nuk arrihet një marrëveshje armëpushimi, vuajtjet në të dyja anët pritet të vazhdojnë.

“Njerëzit do të vazhdojnë të vriten. Pengjet nuk do të lirohen. Nuk po shoh se si Izraeli do ta eliminojë Hamasin. Është më mirë që të përqendrohen në arritjen e një lloj marrëveshjeje tani,” i tha ai Zërit të Amerikës.

Një qëndrim të ngjashëm e shprehën gjatë fundjavës në Tel Aviv edhe familjarët e pengjeve të rrëmbyera nga Hamasi gjatë sulmit të 7 tetorit, gjatë të cilit militantët e grupit vranë 1,200 persona.

“Nëse duam të ndryshojmë gjendjen në Izrael, duhet të dalim dhe t’i kërkojmë qeverisë të ndalojë luftën dhe të arritjë një marrëveshjeje tani,” thotë Ifat Kalderon, e afërta e një pengu.

Profesori Stoll thotë se Shtetet e Bashkuara po bëjnë të gjitha përpjekjet për të siguruar paqe të qëndrueshme në rajon.

“Nuk mendoj se kemi ndikim të mjaftueshëm tek palët. Mendoj se po bëjnë çfarë atë që mendojnë se është më e mira për rajonin,” thotë ai.

Drejtuesi i CIA-s, William Burns, tha të shtunën se një propozim më i detajuar për armëpushim do t’iu prezantohet palëve gjatë ditëve në vijim./ VOA

Ju sugjerojmë

Protestë kundër qeverisë, Lapaj: Prisja që të na bashkoheshin më shumë qytetarë
-U tha në Opinion

PD e fton në takim, Lapaj: Jam në shesh, nuk ka vend për…

7 Janar, 2026 10:37 pm
Protestë kundër qeverisë, Lapaj: Prisja që të na bashkoheshin më shumë qytetarë
-U tha në Opinion

Protestë kundër qeverisë, Lapaj: Prisja që të na bashkoheshin më shumë qytetarë

7 Janar, 2026 10:26 pm
Rrëshqitje masive e dherave në aksin Qukës-Qafë Plloçë, bllokohet qarkullimi
Aktualitet

Rrëshqitje masive e dherave në aksin Qukës-Qafë Plloçë, bllokohet qarkullimi

7 Janar, 2026 8:57 pm
Trump: Pa ne, NATO nuk i tremb dot Rusinë dhe Kinën
Bota

Trump: Pa ne, NATO nuk i tremb dot Rusinë dhe Kinën

7 Janar, 2026 8:18 pm
Sulmet në Venezuelë, Trump: Kemi kapur dhe nxjerrë jashtë vendit Maduron
Bota

Nafta, Trump: Të ardhurat do të përdoren në dobi të SHBA dhe Venezuelës

7 Janar, 2026 7:26 pm
Durrësi i përmbytur, Vengu:Kthimi i banorëve në banesa prioritet, hidrovorët në punë
Aktualitet

Durrësi i përmbytur, Vengu:Kthimi i banorëve në banesa prioritet, hidrovorët në punë

7 Janar, 2026 7:14 pm
Përmbytjet/ 3100 ha tokë nën ujë në Lezhë
Aktualitet

Përmbytjet/ 3100 ha tokë nën ujë në Lezhë

7 Janar, 2026 7:05 pm
FIFA me risi për Kupën e Botës 2026, inteligjenca artificiale do përdoret për të…
Sport

FIFA me risi për Kupën e Botës 2026, inteligjenca artificiale do përdoret për të…

7 Janar, 2026 6:31 pm
Kuba publikon emrat dhe fotot e ushtarakëve të vrarë gjatë arrestimit të Maduros
Bota

Kuba publikon emrat dhe fotot e ushtarakëve të vrarë gjatë arrestimit të Maduros

7 Janar, 2026 5:39 pm
Ankandet e energjisë së rinovueshme, Balluku: Shqipëria, eksportues neto brenda 2030
Aktualitet

Balluku: Operacionet në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës po vijojnë normalisht

7 Janar, 2026 5:25 pm
Para
Kapllani: Formacioni i Shqipërisë nuk ndryshon, kujdes kundërsulmet e Gjeorgjisë

Kapllani: Formacioni i Shqipërisë nuk ndryshon, kujdes kundërsulmet e Gjeorgjisë

Vendet me rritjen më të lartë ekonomike në BE

Vendet me rritjen më të lartë ekonomike në BE

U bllokuan në Gjirin e Filikurit, policia shpëton dy turistët nga Maqedonia e Veriut

U bllokuan në Gjirin e Filikurit, policia shpëton dy turistët nga Maqedonia e Veriut

TE FUNDIT

PD e fton në takim, Lapaj: Jam në shesh, nuk ka vend për…

Protestë kundër qeverisë, Lapaj: Prisja që të na bashkoheshin më shumë qytetarë
7 Janar, 2026

PD prej disa ditësh u ka shtrirë “dorën e bashkëpunimit” të gjitha forcave opozitare, duke i ftuar në një tryezë...

Lexo më shumë

Protestë kundër qeverisë, Lapaj: Prisja që të na bashkoheshin më shumë qytetarë

Protestë kundër qeverisë, Lapaj: Prisja që të na bashkoheshin më shumë qytetarë
7 Janar, 2026

Që nga data e 8 dhjetor, drejtuesi i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj proteston kundër qeverisë duke qëndruar përball kryeministrisë. Në...

Lexo më shumë

Rrëshqitje masive e dherave në aksin Qukës-Qafë Plloçë, bllokohet qarkullimi

Rrëshqitje masive e dherave në aksin Qukës-Qafë Plloçë, bllokohet qarkullimi
7 Janar, 2026

Vijon rrëzimi i masiveve të dheut në aksin Qukës-Qafë Plloçë. Një tjetër rrëshqitje dheu ka ndodhur disa minuta më parë në...

Lexo më shumë

Trump: Pa ne, NATO nuk i tremb dot Rusinë dhe Kinën

Trump: Pa ne, NATO nuk i tremb dot Rusinë dhe Kinën
7 Janar, 2026

Presidenti i SHBA Donald Trump theksoi se Rusia dhe Kina nuk kanë frikë nga NATO pa Shtetet e Bashkuara, ndërsa...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com