Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Shënavlash, ku djali 30-vjeçar Esmerald Balla vrau babain e tij dhe e hodhi në pus.
Sipas “BW”, autori i krimit pasi ka hedhur trupin e pajetë në pus ka fshirë çdo gjurmë që mund të çonin policinë tek ai.
Mësohet se 30-vjeçari ka pastruar dhe larë makinën, me të cilën transportoi trupin e babait të tij dhe ka fshirë pamjet nga kamerat e sigurisë që monitoronin banesën.
Para organeve hetimore, Esmerald Balla ka deklaruar se arma e përdour për të kryer vrasjen ishte e të atit. Viktima, Enver Balla mësohet është arrestuar dy herë për armëmbajtje pa leje, por ende policia nuk e ka vërtetuar se kujt i përkiste pistoleta.