Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Atentati për tradhti te “Komuna e Parisit”, Luarasi dënon reagimet në rrjet: I donin të dy të vdekur

2024/09/04 at 8:24 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Atentati për tradhti te “Komuna e Parisit”, Luarasi dënon reagimet në rrjet: I donin të dy të vdekur

Para pak ditësh një atentat i rëndë ndodhi në zonën e “Komunës së Parisit” ku efekti i policisë plagosi me 6 plumba 45-vjeçarin Lorenc Kosta, me dyshimin se kishte lidhje me gruan e tij.


Pas plagosjen efektivi e filmoi 45-vjeçarin e shtrirë në tokë dhe të mbuluar nga gjaku. Kjo video qarkulloi gjerësisht në rrjetet sociale, ku dhe pati një ndikim të madh për opinion publik.

Tema e tradhtisë dhe faljes, duke e paralelizuar dhe me rastet aktuale të ndodhura së fundmi, ishin në qendër të diskutimeve në studion e “Rudina”.

Gjatë fjalës së saj pedagogia Iris Luarasi u shpreh se pjesa më shqetësuese ishte publikimi i videos dhe komentet që kërkonin vrasjen e personit.

Iris Luarasi: Për mua nuk është më e rëndë që ai e regjistroi gjithë këtë aktin e tmerrshëm dhe barbar. Unë nuk e kuptoj se për çfarë duhet t’ia marrësh jetën një njeriu për arsye tradhtie.

Margarita Kola: Ndërkohë qe t’i tradhtarin e ke në familje.

Iris Luarasi: Ti e zgjidh me gruan tënde. Je i aftë që ta kalosh emocionalisht këtë gjë dhe çifti të kalojë rrugën në rregull, nëse nuk je i aftë ka divorce, gjykata, ka mënyra për ta çuar drejtësinë në vend sepse patjetër që një njeri që tradhtohet ndjehet i lënduar. Nuk po përpiqem që të relativizoj aktin e tradhtisë.

Rudina Magjistari: Nuk mund ta barazosh.

Iris Luarasi: Nuk mund të barazohet tradhtia, por nga ana tjetër me agresivitetin apo me marrjen e jetës të tjetrit, kjo është vetëgjyqësia që i bëjmë edhe vetes. Ndërkohë që ai mund të jetë bërë pishman, problemi është kujt i vlen të penduarit e këtij njeriu ndërkohë që ka shkatërruar dy familje.

Është folur për dy fëmijët e rritur të atij që ishte dhunues, po ndërkohë kemi dy fëmijë të tjerë që janë të mitur, një vajze 15-vjeçe dhe një fëmijë tjetër i vogël dhe bashkëshortja për më tepër që janë totalisht njerëz të pafajshëm në këtë histori dhe vuajnë çdo ditë të jetës së tyre këtë krim makabër që ka ndodhur.

Sigurisht që të gjihë fëmijët e tjerë të klasës e kanë parë në celularët e tyre atë video të tmerrshme. Nuk e kuptoj se çfarë të mire apo se çfarë dobie i sjell publikut në momentin kur ti tregon një njeri që është plagosur me 6 plumba që përpiqet të kapë telefonin dhe një njeri tjetër mbi kokë që e shan, mallkon dhe e kërcënon.

Çfarë dobie është kjo për publikun shqiptar nga përmbajtja mediatike?! Kjo është një lloj dhune që sjell dhunë dhe që patjetër solli dhunë. Sepse në momentin kur t’i shikoje në të gjitha rrjetet e shumta sociale, shumica e njerëzve thonin ‘si nuk i vrave të dy’.

Rudina Magjistari: Ky është opinioni që ndërtohet.

Iris Luarasi: Nuk u ngopën me 6 plumba, por donin që t’i shikonin të dy këta njerëz të vdekur.

Rudina Magjistari: Pjesa më e rëndë në këtë histori është kjo.

Iris Luarasi: Domethënë ne përveçse bëhemi palë me ata që janë agresorë, ndihmojmë që ta riviktimizojmë akoma më tepër familjen e viktimës, sepse kjo është patjetër riviktimizimi i dyfishtë që ne i bëjmë për të mos thënë për atë që ndodh në rrjetet sociale. Nuk e kuptoj përse njerëzit janë bërë kaq agresivë dhe nuk ngopen as me një njeri që ka marrë 6 plumba./tvklan



Ju sugjerojmë

Parlamenti Evropian kërkon hetim ndaj Infantinos për pezullimin e anuluar të Balogun
Bota

Parlamenti Evropian kërkon hetim ndaj Infantinos për pezullimin e anuluar të Balogun

7 Korrik, 2026 10:28 pm
38 ditë protestë, qytetarët: Rama në burg, Berisha në burg
Aktualitet

38 ditë protestë, qytetarët: Rama në burg, Berisha në burg

7 Korrik, 2026 8:47 pm
“Hajde me ne se kemi një surprizë”, si u dhunua 17-vjeçarja në Fier
Aktualitet

“Hajde me ne se kemi një surprizë”, si u dhunua 17-vjeçarja në Fier

7 Korrik, 2026 8:44 pm
Kryeministri Rama dhe bashkëshortja në Ankara, priten nga Erdogan
Aktualitet

Kryeministri Rama dhe bashkëshortja në Ankara, priten nga Erdogan

7 Korrik, 2026 7:52 pm
“Zvërneci”, Rama: Për ata që më urojnë vdekjen, vazhdoni se më shtohet jeta
Kryesore

Qeveria shpenzoi 50 milionë euro për një natë koncert te Kanye West?Rama: Gënjeshtër

7 Korrik, 2026 7:03 pm
Negociatat për paqen, Trump paralajmëron Iranin: Koha po ecën me hapa të shpejtë
Bota

“Groenlanda duhet të jetë nën SHBA”, Trump rihap betejën diplomatike me Danimarkën

7 Korrik, 2026 6:49 pm
Flet nëna e adoleshentes së dhunuar në Fier: Vajza ime është në gjendje të rënduar
Aktualitet

Flet nëna e adoleshentes së dhunuar në Fier: Vajza ime është në gjendje të rënduar

7 Korrik, 2026 6:45 pm
Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, familja e autores: Vajza ka nevojë për trajtim
Aktualitet

Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, familja e autores: Vajza ka nevojë për trajtim

7 Korrik, 2026 5:01 pm
SHBA heq sanksionin, Irani nis shitjen e naftës
Bota

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, Irani sulmon anijet tregtare

7 Korrik, 2026 3:46 pm
Zelensky bën thirrje nga Ankaraja: Ukraina të anëtarësohet në NATO
Bota

Zelensky bën thirrje nga Ankaraja: Ukraina të anëtarësohet në NATO

7 Korrik, 2026 3:16 pm
Para
SHBA-ja e akuzon Rusinë për ndërhyrje në zgjedhjet e nëntorit

SHBA-ja e akuzon Rusinë për ndërhyrje në zgjedhjet e nëntorit

Futbollisti me origjinë shqiptare Granit Xhaka nominohet për “Topin e Artë”

Futbollisti me origjinë shqiptare Granit Xhaka nominohet për “Topin e Artë”

Telegram kërkon falje për përhapjen e materialeve pornografike

Telegram kërkon falje për përhapjen e materialeve pornografike
















TE FUNDIT

Parlamenti Evropian kërkon hetim ndaj Infantinos për pezullimin e anuluar të Balogun

Parlamenti Evropian kërkon hetim ndaj Infantinos për pezullimin e anuluar të Balogun
7 Korrik, 2026

Një grup eurodeputetësh po kërkon nisjen e një hetimi për të përcaktuar nëse presioni i administratës së presidentit amerikan Donald...

Lexo më shumë

38 ditë protestë, qytetarët: Rama në burg, Berisha në burg

38 ditë protestë, qytetarët: Rama në burg, Berisha në burg
7 Korrik, 2026

Mbahet në Tiranë tubimi i 38 radhazi, i cili nisi për kundërshtimin e projektit në Sazan, e më tej u...

Lexo më shumë

“Hajde me ne se kemi një surprizë”, si u dhunua 17-vjeçarja në Fier

“Hajde me ne se kemi një surprizë”, si u dhunua 17-vjeçarja në Fier
7 Korrik, 2026

Nëna e 17-vjeçares që u dhunua nga tre bashkëmoshatare në Fier ka rrëfyer për herë të parë momentet e vështira...

Lexo më shumë

Kryeministri Rama dhe bashkëshortja në Ankara, priten nga Erdogan

Kryeministri Rama dhe bashkëshortja në Ankara, priten nga Erdogan
7 Korrik, 2026

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka mbërritur në Pallatin Presidencial në Ankara. Ai dhe bashkëshortja e tij, Linda Rama, janë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}