15 persona janë konfirmuar të vdekur pas një bastisje që ka kryer ushtria amerikane në bashkëpunim me atë vendase në veri të Irakut.
Ansa shkruan se lajmi është konfirmuar nga komanda e ushtrisë amerikane në Lindjen e Mesme.
Ndërkohë, sipas ushtrisë amerikane, grupi terrorist ishte i pajisur me një arsenal armësh të rënda, granata, por edhe jelekë të mbushur me eksploziv.
Është e paqartë nëse ka pasur të lënduar mes ushtarëve amerikanë apo atyre irakianë gjatë kësaj ndërhyrjeje. Sipas komandës amerikane, nuk ka pasur asnjë të lënduar në radhët e civilëve.