Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën mbrëmjen e sotme para mbështetësve të tij, ku është ndalur te hetimet që po kryhen për koncesionin e sterizilimit.
Kreu i demokratëve u shpreh se kompania që e mori këtë koncesion, i rriti çmimet 83 herë dhe se spitalet nuk paguanin dot setet e veglave të sterilizuara për operacione.
Mesatarisht sipas KLSH-së, thotë ish-kryeministri, 1 mijë të sëmurë mbeteshin çdo vit pa operacion në mëshirë të fatit
Pjesë nga fjala e Berishës:
Miqtë e mi!
Ju duhet të dini se sterilizimi është një proces që është kryer sipas mjeteve të kohës që kur është instaluar kirurgjia në Shqipëri, gjatë luftës së parë botërore dhe më vonë.
Sterilizimi ka ardhur gjithmonë duke u modernizuar.
Në vitin 2010-2011 importuam aparatura digjitale më moderne të kohës për procesin e sterilizimit.
Ndërkohë në të gjitha spitalet, në të gjitha repartet funksiononin autoklavat, sterilizatorët dhe natyrisht do të kalohej në një teknologji të re.
Në vitin 2011 unë kisha një këshilltar të huaj në kryeministri për mbetjet spitalore, i paguar nga Komisioni Europian. Irlandezi konstatoi se mbi 90% të spitaleve kishin kaldajat e djegieve të mbetjeve spitalore.
Kishin kaldajat e djegieve të mbetjeve spitalore.
Në rastin e sterilizatorëve u mbyllën të gjitha, e mori kompania e muratorit të Edi Ramës me Beqajn, rritën 83 herë çmimin e sterilizimit, i dhuruan kompanisë të gjithë aparaturën moderne që importuam, i dhuruan një kat të tërë dhe lokale të tjera në bazë spitale, dhe çfarë sollën?
Sollën që me çmimet e reja, spitalet nuk paguanin dot setet e veglave të sterilizuara për operacione. Mesatarisht sipas KLSH-së, 1 mijë të sëmurë mbeteshin çdo vit pa operacion në mëshirë të fatit.
Miqtë e mi!
Po analizat. Do të merrni vesh shumë gjëra. Analizat e sharlatanit bëhen me reagentë të skaduar, muaj dhe vite më parë. Paratë i merr Edi Rama, Ilir Beqaj, paratë i merr korba e koviditi.