Një 26-vjeçar është vënë në pranga në Kavajë. Dyshohet se i riu ka dhunuar dhe ka përndjekur një 22-vjeçare.
“Komisariatit i Policisë Kavajë arrestoi shtetasin A. H., 26 vjeç, banues Kavajë, pasi dyshohet se ka dhunuar dhe ka përndjekur një 22-vjeçare”, njoftoi policia.
Deri më tani nuk dihen detaje të tjera në lidhje me këtë ngjarje. Policia thotë se materialet procedurale i kanë kaluar prokurorisë për veprime të mëtejshme.