Gjatë 10 ditëve Policia Rrugore e Durrësit ka vendosur mbi 600 gjoba. Gjithashtu janë pezulluar 10 patenta dhe janë proceduar mbi 20 shoferë për shkelje të masave të qarkullimit rrugor.
Njoftimi i Policisë:
Policia Rrugore e Durrësit e angazhuar 24/7, me pajisje të logjistikës bashkëkohore, në çdo aks të qarkut, për të parandaluar aksidentet dhe për të menaxhuar trafikun.
Gjatë sezonit veror, kur fluksi i lëvizjeve në akset rrugore kryesore të Durrësit dhe të zonave bregdetare, është në kulmin e tij, Policia Rrugore ka përforcuar kontrollet dhe monitorimin. Me patrullime të shtuara dhe përdorim të teknologjisë së avancuar, fokuset kanë qenë rritja e parametrave të sigurisë rrugore dhe parandalimi i çdo lloj shkeljeje që mund të çojë në aksidente.
Gjatë 10 ditëve të fundit, janë proceduar penalisht 20 shtetas për drejtim të mjetit, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi, janë pezulluar 10 leje drejtimi, si dhe janë vendosur 642 masa administrative për shkelje të ndryshme, konkretisht:
80 për parakalime të gabuara
76 për mosvendosjen e rripit të sigurimit
50 për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit
25 për mosmbajtjen e kaskës mbrojtëse
10 për drejtim të mjetit, nën ndikimin e alkoolit
76 për mungesë të polices se sigurimit
75 për parkim të gabuar
250 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor .
Policia Rrugore do të vijojë të jetë e pranishme në çdo aks të qarkut, me qëllimin e vetëm parandalimin e aksidenteve rrugore.
Policia apelon që të respektoni rregullat e qarkullimit rrugor, të shmangni përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit, të mos kryeni parakalimet e gabuara dhe të moderoni shpejtësinë.