Kanë ndërruar jetë dy personat, që u qëlluan me armë zjarri në Velipojë.
Mësohet se viktimat janë Ersid Hoxha dhe Ardis Ishmi.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të stacionit të autobusëve të Velipojës.
Dyshohet se incidenti është shkaktuar për motive të dobëta dhe se autorë të dyshuar janë dy vëllezërit E. F. dhe G. F. Të dy vëllezërit janë identifikuar si të dyshuar për plagosjen e shtetasve Hoxha dhe Ishmi. Pas ngjarjes, ata janë arratisur, dhe aktualisht janë në kërkim nga forcat e rendit.