Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Letra për Holandën, Imzot Frendo: Kush iu dha të drejtë të flisni për ne?

2019/10/10 at 11:31 AM
në Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Letra për Holandën, Imzot Frendo: Kush iu dha të drejtë të flisni për ne?

Arqipeshkvi i Tiranës dhe Durrësit, Imzot Gjergj Frendo ka reaguar lidhur me letrën e ministreve shqiptare drejtuar Holandës.

Përmes një statusi në rrjetet sociale Imzot Frendo shkruan se vërtetë, janë deputete dhe janë ministre por kush u dha të drejtën të flasin në emrin e të gjithë shqiptarëve. Sipas tij, të legalizosh abortin dhe martesën gay nuk është shenjë e një shoqërie të emancipuar.

Në fund të fjalës së tij Imzot Imzot Gjergj Frendo apelon ndaj ministreve që të çmojnë familjen dhe ta mbrojnë atë.

Statusi i plotë:

Janë tetë ministre gra që u janë drejtuar deputetëve të Parlamentit Hollandez me një letër. Në këtë letër shkruajnë se janë “nëna dhe bija, gra që luftojnë për familjet tona dhe për kombin tonë”.

Më poshtë shkruajnë: “Ne në Shqipëri sinqerisht çmojmë Hollandën”. E pse? Sepse “ju ishit ndër të parët në botë që keni legalizuar abortin” dhe “keni qenë vendi i parë në botë që keni legalizuar martesën e së njëjtës gjini në 2001”.

“Ne në Shqipëri sinqerisht çmojmë Hollandën”. Vërtetë, janë deputete, janë ministre. Por kush u dha të drejtën të flasin në emrin e të gjithë shqiptarëve? Janë “nëna”. Atëherë pritet se e vlerësojnë jetën njerëzore. Si pra guxojnë ta lavdërojnë Hollandën sepse kjo ka legalizuar vrasjen e jetës njerëzore të ngjizur në kraharorin e shumë nënave?

Janë “bija”, dhe, supozojmë (pasi janë edhe nëna), të martuara. Sigurisht, kanë lindur fëmijë jo nga një grua tjetër, por nga një burrë. Dhe thanë se “luftojnë për familjet” – imagjinojmë se e përkufizojnë familjen si bashkësi që përfshin burrin dhe gruan bashkë me fëmijët e tyre. Këto fjalë janë krejt në kundërshtim me pohimin e tyre, ku kanë miratuar qëndrimin e Hollandës që ka legalizuar martesën e së njejtës gjini.Ta legalizosh abortin dhe martesën gay a është shenjë e një shoqërie të emancipuar? A është shenjë përparimi?

Të dashur Ministre, ju lutem: familja shqiptare është dalluar si një bërthamë shumë e bashkuar dhe të qëndrueshme. Mbrojeni jetën njerëzore, mbrojeni familjen shqiptare! Tashmë ka shumë faktorë që po sulmojnë familjet tona sot. Është detyra juaj, si përfaqësuese të popullit tonë dhe ministre, t’i mbroni vlerat e vërteta për një Shqipëri më të mirë!Një ditë më parë me anë të një letre, gratë ministre të qeverisë sonë, theksonin me krenari faktin që vetëm përpara pak ditësh, OKB-ja e njohu Shqipërinë si njërën prej pesë vendeve të globit me kabinetin më të balancuar gjinor.Ministret shkruanin më tej se në Shqipëri ka një admirim për Holandën, si një komb me tradita të mëdha dhe një rekord të guximit politik e tolerancës shoqërore.

Etiketa: holandeimzot frendoministre

Ju sugjerojmë

26-vjetori i Çlirimit të Kosovës, Balla: Përkujtojmë epopenë e UÇK, heroizmin e…
Aktualitet

26-vjetori i Çlirimit të Kosovës, Balla: Përkujtojmë epopenë e UÇK, heroizmin e…

12 Qershor, 2025 3:47 pm
Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës kundrejt Bashës
Aktualitet

I rrëzoi padinë ndaj Bashës, Rama: Gjyqtarja nën nivelin logjik të një 12-vjeçari

12 Qershor, 2025 3:35 pm
Gjirokastër/ Vetëvrasja e të miturit, reagon Prokuroria: Nuk ka indicie për bullizëm nga bashkëmoshatarët
Aktualitet

Fier/ Gjendet i pajetë në banesë një 28-vjeçar, dyshohet se…

12 Qershor, 2025 3:04 pm
Mandati i Olta Xhaçkës/ Mbyllet seanca, Gjykata Kushtetuese tërhiqet për vendim
Aktualitet

Deklaratat e politikanëve ndaj drejtësisë, Kushtetuesja: E papranueshme!

12 Qershor, 2025 2:49 pm
Takimi i Komisionit Pan-Europian për Klimën dhe Shëndetin/ Bregu: Të veprojmë tani..
Aktualitet

Takimi i Komisionit Pan-Europian për Klimën dhe Shëndetin/ Bregu: Të veprojmë tani..

12 Qershor, 2025 2:48 pm
ZRRE zgjat afatin e KEK-ut si Furnizues i Mundësisë së Fundit për bizneset
Rajoni

ZRRE zgjat afatin e KEK-ut si Furnizues i Mundësisë së Fundit për bizneset

12 Qershor, 2025 2:37 pm
Ekstradohen nga Shqipëria drejt Italisë, tre pjesëtarë organizatash kriminale
Aktualitet

Ekstradohen nga Shqipëria drejt Italisë, tre pjesëtarë organizatash kriminale

12 Qershor, 2025 2:19 pm
Sherri në zonën e “Ali Demit”, arrestohet i riu/Policia shpall në kërkim 28-vjeçarin
Kronikë

Sherri në zonën e “Ali Demit”, arrestohet i riu/Policia shpall në kërkim 28-vjeçarin

12 Qershor, 2025 2:13 pm
VIDEO/ Aksidenti ajror në Indi, dalin pamjet e momentit kur avioni shpërthen
Bota

VIDEO/ Aksidenti ajror në Indi, dalin pamjet e momentit kur avioni shpërthen

12 Qershor, 2025 2:05 pm
Shkolla Verore/ Manastirliu: Pilotim në 10 shkolla në Tiranë, Kamëz dhe Durrës
Aktualitet

Shkolla Verore/ Manastirliu: Pilotim në 10 shkolla në Tiranë, Kamëz dhe Durrës

12 Qershor, 2025 1:54 pm
Para
Skema/Krim pasioni në Kavajë, si ndodhi ngjarja.Çfarë deklaroi 30-vjeçarja

Skema/Krim pasioni në Kavajë, si ndodhi ngjarja.Çfarë deklaroi 30-vjeçarja

Gjiknuri: Rekomandimet në dhjetor. Hajdari: S’votojmë reformë në dy faza

Gjiknuri: Rekomandimet në dhjetor. Hajdari: S'votojmë reformë në dy faza

Rama kritikon BE-në nga Serbia: S’jemi fidanishte për të bërë eksperimente

Rama kritikon BE-në nga Serbia: S'jemi fidanishte për të bërë eksperimente

TE FUNDIT

26-vjetori i Çlirimit të Kosovës, Balla: Përkujtojmë epopenë e UÇK, heroizmin e…

26-vjetori i Çlirimit të Kosovës, Balla: Përkujtojmë epopenë e UÇK, heroizmin e…
12 Qershor, 2025

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla ka reaguar me një mesazh në 26-vjetorin e Çlirimit të Kosovës....

Lexo më shumë

I rrëzoi padinë ndaj Bashës, Rama: Gjyqtarja nën nivelin logjik të një 12-vjeçari

Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës kundrejt Bashës
12 Qershor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj një vendimi të Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, e cila ka rrëzuar...

Lexo më shumë

Fier/ Gjendet i pajetë në banesë një 28-vjeçar, dyshohet se…

Gjirokastër/ Vetëvrasja e të miturit, reagon Prokuroria: Nuk ka indicie për bullizëm nga bashkëmoshatarët
12 Qershor, 2025

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Cakran, ku një 28-vjeçar është gjetur nga familjarët pa...

Lexo më shumë

Deklaratat e politikanëve ndaj drejtësisë, Kushtetuesja: E papranueshme!

Mandati i Olta Xhaçkës/ Mbyllet seanca, Gjykata Kushtetuese tërhiqet për vendim
12 Qershor, 2025

Gjykata Kushtetuese ka reaguar pas disa deklaratave të bëra nga kryeministri Edi Rama dhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com