Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Krimi kibernetik, në pranga disa persona/ Vocaj: Shantazhonin në rrjetet sociale vajzat e mitura dhe iu kërkonin shuma parash

2024/08/15 at 10:45 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Dy motra u përndoqën online, e mitura u largua nga shtëpia/ Vocaj: U arrestua autori, fëmija iu dorëzua familjes

Policia e Tiranës ka finalizuar një seri operacionesh, ku në fokus janë krimet kibernetike.

Mësohet se kanë rënë në pranga disa shtetas të cilët akuzohen se krijonin profile virtuale të falsifikuara në rrjetet sociale dhe iu kërkonte shuma monetare qytetarëve të ndryshëm, kryesisht femrave ose të miturve.

“Vlen për tu përmendur se nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë gjatë një periudhe të shkurtër kohore, duke shfrytëzuar të dhënat e inteligjencës policore, aplikimin e metodave speciale të hetimit, administrimin dhe vlerësimin e fakteve dhe të provave, bashkëpunimin me struktura të tjera policore, si dhe agjencitë e huaja ligjzbatuese, janë organizuar dhe finalizuar disa operacione, janë evidentuar dhe goditur disa raste të tjera të veprave penale në fushën e krimeve kibernetike, ndër të cilat vlen të përmendet:

– Dokumentimi i plotë ligjor i 62 rasteve të përndjekjeve online, kryer nga shtetasi Fabjan Dodaj, i cili vuan dënimin në burgun “Lyon Cobras” në shtetin francez. Ky shtetas, nëpërmjet profileve virtuale të falsifikuara në rrjetet socialetë krijuara nga ana e tij, me fotografi dhe gjeneralitetet e personave të dëmtuar, në mënyrë të vazhdueshme shantazhonte këta persona, më qëllim përfitimin e fotografive dhe videove intime, në këmbim të fshirjes së këtyre profileve.  Falë hetimeve të kryera nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike, pas identifikimit të interceptimeve kompjuterike që rezultonte se pulsonin nga ky burg, në bashkëpunim me INTERPOL TIRANA dhe autoritetet ligjzbatuese franceze është ushtruar kontroll në qelinë ku ndodhet shtetasi Fabjan Dodaj, dhe janë siguruar prova të mjaftueshme hetimore që implikojnë këtë shtetas në këtë veprimtari kriminale;

-Finalizimi i operacionit policor të koduar “Cybersnare” ndjekur me metoda speciale të hetimit, gjatë të cilit janë arrestuar dy vëllezër, shtetasit Halim Malja 20 vjeç, dhe Jurgen Malja 18 vjeç, të cilët në bashkëpunimmë njëri-tjetrin, pas komunikimeve që bënin në rrjete sociale me persona të ndryshëm kryesisht të gjinisë femërore, siguronin foto dhe video intime duke krijuar më pas profile në aplikacione virtuale me gjeneralitete dhe foto të këtyre personave dhe për mospublikimin online të këtyre materialeve, kërkonin nga personat e dëmtuar shuma të ndryshme parash që varionin nga 1500 deri në 3000 euro.

-Finalizimi i operacionit policor të koduar “R 13” gjatë të cilit është arrestuar shtetasi Endri Xhaferri, 22 vjeç, i njohur në rrjetet sociale me nofkën “Amsterdam”, i cili nëpërmjet profileve virtuale të falsifikuara në rrjetet sociale të krijuara nga ana e tij, me fotografi, gjeneralitetet dhe përshkrime denigruese të personave të dëmtuar, në këmbim të fshirjes së këtyre profileve kërkonte nga personat e dëmtuar shumën prej 1000 euro.

– Finalizimi i operacionit policor të koduar “Threat 2”,gjatë të cilit është arrestuar shtetasi Genti Gega, 45 vjeç, i cili përndiqte online për një kohë të gjatë, një shtetase 23-vjeçare, duke i sjellë shqetësime asaj dhe familjarëve të saj.

– Finalizimi i operacionit policor të koduar “Intimiduesi”, gjatë të cilit është parandaluar në kohë rekord një ngjarje e mundshme kriminale që mund të sillte pasoja të rënda ndaj një shtetaseje të mitur të moshës 15 vjeç. Gjatë hetimeve të kryera në kuadër të këtij operacioni janë zbuluar dhe dokumentuar ligjërisht dhe 2 ngjarje të vjetra dhe është arrestuar shtetasi Bernard Çullhai, 27 vjeç, i cili shantazhonte në rrjete sociale shtetase të mitura, duke i kërkuar foto dhe video intime dhe për të kryermarrëdhënie seksuale me to”, njofton Vocaj.

Ju sugjerojmë

“Makineria e parë e akullores demokrate”, si lindi Pastiçeria “Eagle” në Shkodër
Kryesore

“Makineria e parë e akullores demokrate”, si lindi Pastiçeria “Eagle” në Shkodër

17 Qershor, 2025 10:59 pm
Irani akuzon WhatsApp-in: Po ndan informacione me Izraelin…
Bota

Irani akuzon WhatsApp-in: Po ndan informacione me Izraelin…

17 Qershor, 2025 10:48 pm
DASH konfirmon vdekjen e një shtetasi amerikan në Ukrainë dhe dënon sulmet ruse
Bota

DASH konfirmon vdekjen e një shtetasi amerikan në Ukrainë dhe dënon sulmet ruse

17 Qershor, 2025 9:58 pm
Arrestohet kandidati demokrat për kryetar bashkie të New York-ut, Brad Lander
Bota

Arrestohet kandidati demokrat për kryetar bashkie të New York-ut, Brad Lander

17 Qershor, 2025 9:52 pm
“Mori paratë dhe u zhduk”, ‘lumë’ denoncimesh për avokaten e Lushnjes
Aktualitet

“Mori paratë dhe u zhduk”, ‘lumë’ denoncimesh për avokaten e Lushnjes

17 Qershor, 2025 9:26 pm
“I ka hyrë me tullë, u rrëzua duke i rënë burrit”, fqinji godet e nxin gruan
Aktualitet

“I ka hyrë me tullë, u rrëzua duke i rënë burrit”, fqinji godet e nxin gruan

17 Qershor, 2025 9:06 pm
Vihet nën kontroll zjarri në malin e Krastës në Elbasan
Aktualitet

Vihet nën kontroll zjarri në malin e Krastës në Elbasan

17 Qershor, 2025 8:50 pm
Merz: Izraeli po kryen “punën e ndyrë për të gjithë ne”
Bota

Merz: Izraeli po kryen “punën e ndyrë për të gjithë ne”

17 Qershor, 2025 8:47 pm
Rritet me 23% numri i netëqëndrimeve të turistëve të huaj në Shqipëri
Aktualitet

Rritet me 23% numri i netëqëndrimeve të turistëve të huaj në Shqipëri

17 Qershor, 2025 8:21 pm
Berlini përkujton 72-vjetorin e kryengritjes antikomuniste
Bota

Berlini përkujton 72-vjetorin e kryengritjes antikomuniste

17 Qershor, 2025 8:13 pm
Para

Klononin karta krediti dhe ndërhynin në sistemet kompjuterike duke vjedhur para në institucione financiare, arrestohen 3 rumunë në Tiranë

Ish-pjesëtari i UÇK-së, Blerim Ramadani arratiset nga arresti shtëpiak

Ish-pjesëtari i UÇK-së, Blerim Ramadani arratiset nga arresti shtëpiak

Dhunoi shefin e Policisë Bashkiake të Bulqizës më 2023, arrestohet 19-vjeçari

Dhunoi shefin e Policisë Bashkiake të Bulqizës më 2023, arrestohet 19-vjeçari

TE FUNDIT

“Makineria e parë e akullores demokrate”, si lindi Pastiçeria “Eagle” në Shkodër

“Makineria e parë e akullores demokrate”, si lindi Pastiçeria “Eagle” në Shkodër
17 Qershor, 2025

Shpesh herë kur na komplimentojnë për diçka, sidomos për nga dashamirësia dhe ëmbëlsia jonë, ne shqiptarët themi “jemi të ëmbël...

Lexo më shumë

Irani akuzon WhatsApp-in: Po ndan informacione me Izraelin…

Irani akuzon WhatsApp-in: Po ndan informacione me Izraelin…
17 Qershor, 2025

Kompania teknologjike Meta ka reaguar zyrtarisht pas thirrjes së qeverisë iraniane drejtuar qytetarëve që të fshijnë aplikacionin WhatsApp nga telefonat...

Lexo më shumë

DASH konfirmon vdekjen e një shtetasi amerikan në Ukrainë dhe dënon sulmet ruse

DASH konfirmon vdekjen e një shtetasi amerikan në Ukrainë dhe dënon sulmet ruse
17 Qershor, 2025

Shtetet e Bashkuara e kanë dënuar sulmin rus të kryer përgjatë natës në Kiev, ka thënë zëdhënësja e Departamentit amerikan...

Lexo më shumë

Arrestohet kandidati demokrat për kryetar bashkie të New York-ut, Brad Lander

Arrestohet kandidati demokrat për kryetar bashkie të New York-ut, Brad Lander
17 Qershor, 2025

Zyrtari më i lartë financiar i qytetit të Nju Jorkut, i cili kandidon për të qenë kryebashkiaku i ardhshëm i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com