Policia e Kosovës ka vënë në pranga këtë të diel Arben Lamçen.
Arben Lamçja, pjesë e grupit Çopja në Elbasan i akuzuar për vrasje me pagesë, është arrestuar në Prishtinë në lagjen ‘Emshir”.
Lamçja ishte shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të hetimeve për dosjen “Plumbi i Artë 2”.
Sipas informacioneve së bashku me të është arrestuar edhe një person tjetër.
Kujtojmë se më 31 korrik të këtij viti me kërkesë të SPAK, GJKKO lëshoi 30 urdhër arreste.
Ky urdhër lidhet me 6 vrasje të kryera në Elbasan, Rrogozhinë dhe Berat, të cilat pretendohet se janë zbuluar nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar në kuadër të megaoperacionit “Plumbi i Artë 2”, i cili është zhvilluar para 5 ditë në Tiranë, Elbasan e Durrës.