Bashkia e Himarës po zhvillon zgjedhjet e pjesshme ditën e sotme, ku në garë për kryetar bashkie janë kandidati i PS-së Vangjel Tavo dhe kandidati i opozitës Petro Gjikuria.
Votimi ka nisur në orën 07:00, ku zgjedhësit iu janë drejtuar 36 qendrave të votimit.
KQZ ka publikuar rezultatet paraprake deri në orën 13:00.
Sipas KQZ, deri më tani pjesëmarrja ka qenë 5096 votues nga 23074 zgjedhës në total, pra 25.48 %.
Këto informacione i referohen 30 nga 36 qendrat e votimit që ka kjo bashki.
Të dhënat e kësaj ore nuk kanë ndryshim të madh me një vit më parë (14 Maj 2023), ku diferenca qëndron pak më shumë se 1% dhe procesi mbetet në vijim, ku pritet pjesëmarrje edhe më e madhe.