Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

 Balliu akuza për SPAK: U zyrtarizua si avokati i mafies së inceneratorëve

2024/08/03 at 1:27 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
 Balliu akuza për SPAK: U zyrtarizua si avokati i mafies së inceneratorëve

Kordinatori rajonal për Tiranën në PD, Klevis Balliu ka hedhur sërish akuza ndaj kreut të bashkisë së Tiranës dhe Kryeministrit Rama lidhur me çështjen e inceneratorëve. Në një deklaratë , Balliu gjithashtu akuzoi institucionin e Prokurorisë së Posaçme si të kapur.


Deklarata e Balliut

Jemi këtu për transparencën që po bëjmë në bazë të një vendimi të turpshëm. Një vendim i turpshëm që është kthyer në provë konkrete për kapjen e SPAK nga duart e mafies së inceneratorëve.  Dje, ky institucion vendosi që të shpëtojë Erion Veliajn, Edi Ramën, Agaçin. Në veçanti për këtë njeri për të cilin janë bërë qindra denoncime, për Erion Veliajn dhe lidhjen e tij me aferën monstruoze të inceneratorëve. Dhe sot, SPAK u thotë qytetarëve se Erion Veliaj nuk di gjë për firmën e vet. Për këtë firmë. Si ka mundësi që SPAK nuk e sheh firmën e Erion Veliajt?  Si ka mundësi që SPAK mbyll gojën, mbyll hetimet, mbyll veprimet për 12 persona, të cilët nuk mund të shkojnë as me pushime pa lejen e Veliajt, po paskan bërë aferën e shekullit qindra miliona eurosh pa dijeninë e tij? Ndërkohë që ky njeri ka firmosur, ka vënë firmën e tij, ka dhënë urdhrin e tij për vjedhjen monstruoze të qytetarëve të Tiranës. Dje SPAK u tha qytetrarëve të Tiranës se do të vazhdoni të paguani 80 mijë euro në ditë për inceneratorin që nuk ekziston. Dje SPAK u zyrtarizua si avokati i mafies së inceneratorëve.

Kjo është e rëndësishme për ët gjithë ata që duan një Shqipëri me drejtësi të vërtetë, por jo një Shqipëri ku drejtësia është kthyer në prostitucion juridik ku arrestohet dikush për të mbrojtur dikë tjetër, ku merret një ushtar për të mbrojtur një pronar, pronarin faktik të inceneratorëve.

SPAK është kthyer në avokatin kryesor dhe themelor të aferës monstruoze të inceneratorëve dhe produkti sot është ky, që pavarësisht hetimeve, pavarësisht fakteve dhe provave, dhe pavarësisht faktit të tmerrshëm që inceneratori i Tiranës nuk ekziston, sot qytetarët vazhdojnë të paguajnë për këtë aferë korruptive plot 80 mijë euro në ditë.

Dhe pronari faktik i inceneratorëve vazhdon të jetë i lirë.

Ndërkohë që ata që sot janë të arrestuar dhe janë nën hetim, nuk janë asgjë tjetër veçse zbatues të urdhrave.

Edhe grupi i ekspertëve që kishin propozuar Edi Ramës për këtë aferë korruptive, merren nën hetim, kurse Edi Rama që ka firmosur nuk merret nën hetim. Apo Agaçi nuk merret nën hetim, nuk dënohet, nuk vihet në masë arresti.

Të vetmit që vihen në masë arresti janë njerëzit dhe ushtarët e kësaj afere korruptive.

Kjo është arsyeja themelore pse afera korruptive e inceneratorëve vazhdon dhe qytetarët vazhdojnë të paguajnë 80 mijë euro në ditë për një incenerator që nuk ekziston.

Mbrojtësi dhe avokati më i madh i kësaj afere korruptive dhe korrupsionit është SPAK. Nga pretendimi se do ishin heronjtë e fëmijëve tanë, tani SPAK është heroi i arkitektëve të korrupsionit, është heroi i Erion Veliajt, Edi Ramës dhe Engjëll Agaçit.



Ju sugjerojmë

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 Korrik, 2026 4:34 pm
Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
Aktualitet

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

24 Korrik, 2026 1:06 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

24 Korrik, 2026 12:15 pm
Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë
Aktualitet

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë

23 Korrik, 2026 4:11 pm
Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve
Te Fundit

Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve

23 Korrik, 2026 4:04 pm
Kërkoi zëvendësimin e masës, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt, ish-ministri mbetet në burg 
Aktualitet

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu me garanci pasurore

23 Korrik, 2026 3:54 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para Kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:58 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:55 pm
Para
Tritol në lokalin e Noizyt, drejtori i Policisë tregon kush janë autorët

Shoqërohet në polici, Noizy anulon koncertin

Diario de Bourgos (1964) / Intervista me Mbretëreshën Geraldinë në Barcelonë : “Nostalgjia për Shqipërinë, krahasimi me spanjollët, leximi, sporti, gatimi…”

Diario de Bourgos (1964) / Intervista me Mbretëreshën Geraldinë në Barcelonë : “Nostalgjia për Shqipërinë, krahasimi me spanjollët, leximi, sporti, gatimi…”

Arrestohen 5 shtetas serbë, akuzohen për krime lufte në Kosovë

Arrestohen 5 shtetas serbë, akuzohen për krime lufte në Kosovë
















TE FUNDIT

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
24 Korrik, 2026

Pas disa orësh në sallën e operacionit, 55-vjeçarja Bejlere Plaka nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka...

Lexo më shumë

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

35-vjeçari Refit (Nertil) Buzi, i dyshuar për ngjarjen e rëndë në Roskovec,ka vrarë veten me armë zjarri pas disa orësh...

Lexo më shumë

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Erion Ahmeti në një deklaratë për mediat ka zbuluar detaje lidhur me operacionin...

Lexo më shumë

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
24 Korrik, 2026

Në mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar, Kryeministri Rama ka komentuar protestat që po...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}