Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku është paraqitur në SPAK.
Ende nuk dihet se për cilën dosje është thirrur dhe në çfarë cilësie po merret në pyetje nga prokurorët e posaçëm, si person në dijeni apo si person në hetim.
Priten të mësohen të tjera detaje në minutat në vijim.
Arbjan Mazniku, që prej shtatorit 2023 mban postin e Ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor. Ai ka ushtruar funksionin e Nënkryetarit të Bashkisë Tiranë nga viti 2015 – 2023. Më herët, Maznikuka mbajtur detyrën e Zv. Ministrit të Arsimit dhe Sportit, nga viti 2013 deri në vitin 2015.