Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për 71-vjeçarin Edmond Naska.
Kujtojmë se 3 ditë më parë 71-vjeçari Naska qëlloi me armë zjarri nga banesa e tij dhe për më shumë se 3 orë qëndroi i izoluar dhe i armatosur në shtëpi, duke refuzuar t’i dorëzohej policisë.
Arrestimi i të moshuarit u bë i mundur vetëm pas ndërhyrjes së forcave RENEA.