Seanca parlamentare ka nisur me debate të forta mes mazhorancës dhe opozitës për një raport të OLAF për fondet e bujqësisë, që PD kërkoi mocion me debat, por u rrëzua nga PS.
Deputeti socialist, Erion Braçe ka ironizuar opozitën duke thënë se “kush është zgjuar sot dhe flet për bujqësinë, duhet të flejë akoma.
Braçe kërkoi që të vazhdohej me rendin e ditës, pasi kërkesa për mocion u rrëzua.
“Kjo çështje u diskutua dhe u votua. Nuk e di pse diskutohet. Kjo gjë mbaroi, nëse ka pikë tjetër të rendit të ditës unë them të vazhdojmë. Me qellim që të ekonomizojnë kohën dhe të flasim për atë që janë në rendin e ditës. Ka midis tyre pika që mund të flitet për bujqësinë dhe ekonominë. Kush është zgjuar sot për bujqësinë, keq me vjen por duhet të flejë akoma. Se modestish kur unë çohesha dhe flisja për bujqësinë tallnin menderen andej matanë. Kaq e thjeshtë është”, tha Brace.