Me konsensus të Kryesisë së Komisionit Hetimor për kontratat e checkup-it dhe sterilizimit është kërkuar shtyrja e afatit të këtij komisioni.
Kështu, Konferenca e Kryetarëve e miratoi shtyrjenderi më 22 tetor.
Afati për këtë komision zgjatet me tre muaj pasi pritej që puna në të të përfundonte në fund të këtij muaji.
“Në drejtimin e Kryetares, znj. Lindita Nikolla, u zhvillua sot mbledhja e Konferencës së Kryetarëve. Konferenca bëri disa ndryshime në projektkalendarin dhe projektprogramin e punimeve të Kuvendit duke përfshirë projektligjet e depozituara në përputhje me kërkesat e rregullores. Gjithashtu Konferenca e Kryetarëve miratoi kërkesën e Komisionit Hetimor për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe të Check Up në Shëndetësi, për zgjatjen e afatit të komisionit hetimor deri më 22 Tetor 2024.”