Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Afera e inceneratorit të Tiranës/ SPAK njoftim zyrtar për 8 urdhër-arrestet: Asnjë nuk është zbatuar, u pastruan 20 mln €

2024/07/16 at 1:14 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Vidhnin monedha floriri në Francë, SPAK:Grupi kriminal ka qarkulluar mbi 2.8 milionë Euro

SPAK ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me hetimet për inceneratorin e Tiranës.

Me anë të një njoftimi Prokuroria e Posaçme sqaron se grupi kriminal, ka pastruar 20 milionë euro pasuri.

Njoftimi:
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, po vijon hetimet në lidhje me procedimin penal nr. 255, të vitit 2020, me objekt hetimi kontratën koncesionare nr. 6597 prot, datë 31.08.2017, “Ndërtim Landfilli, Inceneratori dhe Rehabilitimi i Vend Depozitimeve Ekzistuese, Tiranë”, lidhur ndëmjet Autoritetit Kontraktor Ministria e Mjedisit dhe shoqërisë “Integrated Energy B.V. SPV” sh.p.k., me kosto të investimit të parashikuar nga shoqëria koncesionare në vlerën 128.248.330 (njëqind e njëzet e tetë milion e dyqind e dyzetë e tetë mijë, e treqind e tridhjetë) Euro, pa TVSH.

Në vijim të njoftimeve të mëparshme, deri në këtë fazë të hetimeve paraprake, kanë rezultuar fakte penale të tjera të evidentuara gjatë periudhës së zbatimit të kontratës koncesionare, për të cilat është bërë regjistrimi i njoftimit të veprave penale në regjistrin penal, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunimin e veçantë në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 287 gërma “a” dhe “b”, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Nga aktet e administruara ka rezultuar se janë pastruar si produkte të veprës penale në vlerën prej afërsisht 20.000.000 (njëzetë milion) Euro, të ndara konkretisht në shumat prej:

1.214.867.060 (një miliard e dyqind e katërmbëdhjetë milion, e tetëqind e gjashtëdhjetë e shtatë mijë e gjashtëdhjetë) Lekë ;
9.456.093 (nëntë milion e katërqind e pesëdhjetë e gjashtë mijë e nëntëdhjetë e tre) Euro.
Aktiviteti kriminal i pastrimit të produkteve të veprës penale, rezulton se është kryer në vazhdimësi duke filluar që nga momenti i lidhjes së kontratës koncesionare duke përdorur mekanizma dhe forma të ndryshme të ngritura nga organizatorët e këtij aktiviteti kriminal, me pjesëmarrës shtetas shqiptar dhe të huaj, të cilët kanë vepruar në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal.

Personat pjesëmarrës të këtij grupi të strukturuar kriminal kanë përfituar vlera monetare të mësipërme, si produkte të veprës penale, duke marrë vlerat monetare nga llogaria bankare e shoqërisë koncesionare “Integrated Energy B.V. SPV” sh.p.k, në sajë të mashtrimit nëpërmjet krijimit të faturave fiktive, në sajë të shoqërive fiktive të krijuara brenda dhe jashtë vendit, si dhe nëpërmjet tërheqjes së vlerave monetare në cash.

Pas kryerjes së hetimeve dhe analizimit të provave, në datën 29.06.2024, Prokuroria e Posaçme i është drejtuar Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me kërkesën për caktimin e masës së sigurimit ndaj 8 shtetasve (shqiptarë dhe të huaj), të cilët dyshohen për kryerjen e veprave penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunimin e veçantë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 143/3, 287 gërma “a” dhe “b”, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr. 69, datë 12.07.2024, ka caktuar masën e sigurimit “arrest në burg” ndaj tetë shtetasve me inicialet D.Y., G. C., D. T., M. L., M. D., I. D., E. H. dhe R. N.

Në krye të grupit të strukturuar kriminal qëndrojnë shtetasit K.Z. dhe M.M., ndaj të cilëve është proceduar më parë me caktim mase sigurimi “arrest në burg”.

Në datën 12.07.2024, Prokuroria e Posaçme ka urdhëruar Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit të ekzekutojë masat e sigurimit të caktuara me vendimin nr. 69, datë 12.07.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Nënvizojmë se, Policia e Shtetit më datë 15.07.2024, ka vënë në dijeni Prokurorinë e Posaçme, për pamundësinë e ekzekutimit të masave të sigurimit personal ndaj shtetasve të mësipërm. Hetimet vijojnë me qëllim evidentimin e përgjegjësisë së personave të tjerë të përfshirë në kryerjen e veprave penale.

Ju sugjerojmë

Rama: Nano shumë talent dhe pak vullnet, Berisha më i vullnetshmi
-U tha në Opinion

Rama: Nano shumë talent dhe pak vullnet, Berisha më i vullnetshmi

18 Dhjetor, 2025 10:34 pm
Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do
-U tha në Opinion

Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

18 Dhjetor, 2025 10:24 pm
Rama për Berishën: Mishëron rrezatimin negativ, komunisti ultrafanatik u kthye në…
-U tha në Opinion

Rama për Berishën: Mishëron rrezatimin negativ, komunisti ultrafanatik u kthye në…

18 Dhjetor, 2025 9:55 pm
“I kisha flokët më të gjata”, Rama: Sigurimi më tërhoqi prej flokësh
-U tha në Opinion

“I kisha flokët më të gjata”, Rama: Sigurimi më tërhoqi prej flokësh

18 Dhjetor, 2025 9:51 pm
“I detyrohem një gjë të madhe”, Rama flet në Opinion për babain e tij
-U tha në Opinion

“I detyrohem një gjë të madhe”, Rama flet në Opinion për babain e tij

18 Dhjetor, 2025 9:43 pm
“Kur përmenda emrin e Enver Hoxhës”,Rama flet për “refleksionet” e 35 viteve më parë
-U tha në Opinion

“Kur përmenda emrin e Enver Hoxhës”,Rama flet për “refleksionet” e 35 viteve më parë

18 Dhjetor, 2025 9:39 pm
Rama tregon liritë që ka “humbur” nga politika.Fevziu i kujton foton nudo nga plazhi
-U tha në Opinion

Rama tregon liritë që ka “humbur” nga politika.Fevziu i kujton foton nudo nga plazhi

18 Dhjetor, 2025 9:33 pm
Rama “kthehet” 35 vite pas: Nuk kisha asnjë dëshirë që të merresha me politikë
-U tha në Opinion

Rama “kthehet” 35 vite pas: Nuk kisha asnjë dëshirë që të merresha me politikë

18 Dhjetor, 2025 9:24 pm
Rama për The Observer: Shqipëria mund ta ndihmojë BE të mbijetojë, na jepni një vend
Kryesore

Rama për The Observer: Shqipëria mund ta ndihmojë BE të mbijetojë, na jepni një vend

18 Dhjetor, 2025 9:04 pm
Berisha largon Ervin Salianjin si drejtues politik në Njësinë 6 në Tiranë
Kryesore

Berisha largon Ervin Salianjin si drejtues politik në Njësinë 6 në Tiranë

18 Dhjetor, 2025 7:17 pm
Para
Detaje nga dhunimi i Rigels Kasos/ Erdhi në Tiranë për t’u takuar me vajzën që fliste online, por në takim i doli i dashuri i saj 

Detaje nga dhunimi i Rigels Kasos/ Erdhi në Tiranë për t’u takuar me vajzën që fliste online, por në takim i doli i dashuri i saj 

Tensionet në Veri, Blinken: Kosova dhe Serbia të ulin tensionet, rrezikojnë integrimin

Blinken: Numri i viktimave në Gazë, “në mënyrë të papranueshme i lartë”

Temperaturat e larta mbërthejnë vendin, qeveria shkurton orarin e punës për administratën 

Temperaturat e larta mbërthejnë vendin, qeveria shkurton orarin e punës për administratën 

TE FUNDIT

Rama: Nano shumë talent dhe pak vullnet, Berisha më i vullnetshmi

Rama: Nano shumë talent dhe pak vullnet, Berisha më i vullnetshmi
18 Dhjetor, 2025

Kryeministri Edi Rama komentoi gjatë një interviste në opinion “çelësin” e mbijetesës së gjatë në politikë. Ai nuk i vuri...

Lexo më shumë

Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do
18 Dhjetor, 2025

Për herë të parë kryeministri Edi Rama ka zbuluar deri në detaje se çfarë ndodhi mes tij dhe Lulzim Bashës,...

Lexo më shumë

Rama për Berishën: Mishëron rrezatimin negativ, komunisti ultrafanatik u kthye në…

Rama për Berishën: Mishëron rrezatimin negativ, komunisti ultrafanatik u kthye në…
18 Dhjetor, 2025

Gjatë intervistës për emisionin “Opinion” si një reflektim për 35 vite demokraci, kryeministri Edi Rama u pyet edhe për pasojat...

Lexo më shumë

“I kisha flokët më të gjata”, Rama: Sigurimi më tërhoqi prej flokësh

“I kisha flokët më të gjata”, Rama: Sigurimi më tërhoqi prej flokësh
18 Dhjetor, 2025

Nëpërmjet një interviste në emisionin “Opinion”, kryeministri Edi Rama është “kthyer” 35 vite pas duke kujtuar fillimet e tij të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com