Ministria e Mbrojtjes ka raportuar për situatën e zjarreve në vend.
Mësohet se gjatë në 24 orët e fundit janë raportuar 14 vatra zjarri, të cilat 11 prej tyre janë shuar dhe 3 të tjera mbeten aktive.
Ndërkohë vijon puna për shuarjen e vatrave aktive në bashkinë Delvinë, ku është aktive vatra e zjarrit sipër Manastirit dhe fshatit Kakodhiq.
Në bashkinë Gjirokastër, efektivët e Forcave të Armatosura dhe ato të emergjencave vendore kanë nisur punën prej orëve të para të mëngjesit për shuarjen e vatrave të zjarrit mbi Malin e Gjerë, ku flakët kanë një shtrirje 10-12 km dhe janë të shpërndara në 3 vatra.
Po ashtu po punohet për shuarjen e zjarrit të rënë dje, pranë liqeneve të Lurës, në fshatin Gurë – Lurë të bashkisë Dibër, ku ndërhyrja paraqet vështirësi për shkak edhe të terrenit shumë shkëmbor./Opinion.al