Kontinenti Europian do të mësojë këtë të diel mbretin e ri të futbollit. Spanja dhe Anglia do matin forcat në Berlin për të kurorëzuar me trofe rrugëtimin fantastik në Euro2024
Iberikët shihen si favorit për të fituar titullin, që do të ishte i katërti në historinë e saj. Një verdikt të tillë e ka përcaktuar edhe orangutangu Walter.
Orangutangu i këtij Europiani zgjodhi Spanjën si kampione të re të Europës. Walter la jo pak hapësirë për interpretim me parashikimin e tij.
Pasi mori çantën me flamurin spanjoll fillimisht, ai u zgjat tek çanta që mbante simbolet angleze për të ngrënë të gjitha ëmbëlsirat nga aty.
Parashikimet e orangutangut kanë qenë të mira në këtë Europian, duke gabuar vetëm dy herë. Fillimisht ai dështoi të gjej rezultatin e sfidës në grup mes Zvicrës dhe Gjermanisë, ndërsa më pas gjysmëfinalen Holandë-Angli, pasi sipas tij do ishin tulipanët ata që avanconin në finale.
Anglia mundi Holandën 2-1 për të kaluar në finalen e së dielës kundër Spanjës.
Klan News