Presidenti francez Emmanuel Macron ka vendosur të mbajë kryeministrin e tij Gabriel Attal në detyrë për momentin.
“Presidenti i ka kërkuar Gabriel Attal-it të mbetet kryeministër për momentin në mënyrë që të sigurohet stabiliteti i vendit”, tha zyra e Macron në një deklaratë.
Z. Attal kishte thënë më parë se do të ofronte dorëheqjen e tij, duke shtuar se ishte i përgatitur të qëndronte në detyrë më gjatë si kujdestar, por i takonte presidentit të vendoste.
Kujtojmë që zgjedhjet në Francë befasuan jo pak, me Koalicionin e Majtë që doli fitues, Macron të dytin dhe Le Pen në vendin e tretë.
Por sidoqoftë asnjë prej këtyre partive nuk mund ta formojë e vetme qeverinë e re franceze.