Një makinë tip “Benz” ka marrë flakë në lëvizje e sipër në aksin rrugor Dukat-Dhërmi.
Sipas njoftimit të policisë, dyshohet se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht si pasojë e një shkëndije elektrike.
Nga flakët janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
“Sot, në aksin rrugor Dukat-Dhërmi, dyshohet se aksidentalisht si pasojë e një shkëndije elektrike, ka marrë flakë, në ecje e sipër, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin E. S, 55 vjeç. Nga flakët janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, njofton policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.