Ka vijuar për 3 orë rresht seanca në GJKKO për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe të akuzuarit e tjerë.
Mësohet se Beqaj ka kërkuar lehtësim të masës së sigurisë dhe ka ofruar garanci pasurore me 5 milionë lekë për të lënë qelinë.
Gjithashtu ish-ministri ka kundërshtuar të gjitha akuzat e SPAK.
Seanca ndaj tij dhe personave të tjerë të dyshuar është ndërprerë me 30 minuta pushim dhe pritet të vijojë derisa të merret një vendim,
Kujtojmë se ish-ministri u arrestua dy ditë më parë nën dyshimet për përfshirje në një skemë korrupsioni për përfitime nga fondet e Agjencisë së koordinimit të ndihmës së huaj (SASPAC), të cilën e drejtonte që prej vitit 2021, si dhe për fshehje të pasurisë.