UEFA ka njoftuar ditën e sotme dënimet për lojtarin turk dhe atë anglez.
Merih Demiral, heroi i Turqisë është pezulluar nga UEFA me dy ndeshje. Demiral, pasi shënoi ndaj Austrisë, çoi duart lart duke bërë me gishta shenjën e “ujqërve” që është një simbol i grupimit “Ujqërit Gri”, i cili në disa vende cilësohet si organizatë ekstremiste.
Ndërkohë Xhud Bellingham është gjobitur me 20 mijë euro për gjestin e tij të turpshëm teksa festonte golin e shënuar në minutën e fundit kundër Sllovakisë.