Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Francë, partitë e majta dhe të qendrës thirrje për aleancë të përbashkët kundër të djathtës ekstreme

2024/07/01 at 8:40 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Francë, partitë e majta dhe të qendrës thirrje për aleancë të përbashkët kundër të djathtës ekstreme

E djathta e skajshme në Francë kurrë nuk ka qenë më afër pushtetit pas fitores në raundin e parë të zgjedhjeve të parakohshme, që u mbajtën të dielën.

Ky rezultat i jashtëzakonshëm mund t’i mundësojë marrjen e pushtetit të djathtës ekstreme si dhe një kryeministri që përfaqëson të njëjtën linjë përpara Lojërave Olimpike që mbahen në Paris, nëse ajo fiton shumicën e votave në raundin e dytë, që mbahet më 7 korrik.

Partitë e majta dhe të qendrës po bëjnë thirrje për një aleancë të përbashkët kundër ekstremizmit në njërin prej shteteve më të rëndësishme të Evropës.

Partia e djathtë Bashkimi Kombëtar dhe drejtuesja e saj Marine Le Pen po festojnë rezultatet e fundit. Ajo ka kaluar vite të tëra duke transformuar imazhin e partisë së saj me agjendë kundër emigracionit nga një lëvizje e dorës së dytë, me prirje raciste, në një alternativë të pranueshme politike.

Puna e saj duket se u shpërblye të dielën – Bashkimi Kombëtar mori një të tretën e votave, duke u radhitur shumë përpara partisë së qendrës së Presidentit Emmanuel Macron dhe aleatëve të saj, të cilët morën pak mbi 20 për qind të votave, duke u radhitur në vendin e tretë.

Aleanca e majtë, Fronti i Ri Popullor, u radhit e dyta, me rreth 28 për qind të votave të fituara.

Dalja në zgjedhje ishte më e larta ndër vite, shenjë për rëndësinë që këto zgjedhje të parakohshme parlamentare bartin për votuesit. Zgjedhjet u thirrën nga Presidenti Macron – tre vjet para afatit kohor – pasi rezultatet e zgjedhjeve për Parlamentin Evropian që u mbajtën në qershor fuqizuan partitë e djathta.

Analistët thonë se zoti Macron vuri bast se partia e tij dhe planet e tij për reforma disi do të mbizotërojnë, pas një periudhe ngërçi në dhomën e ulët të Parlamentit të Francës.

Por platforma e së djathtës – e ashpër ndaj krimit dhe emigracionit të jashtëligjshëm dhe e përqendruar në shqetësimet e përditshme – po rezonon me votuesit.

Presidenti i Bashkimit Kombëtar Jordan Bardella – i cili mund të jetë kryeministri i ardhshëm i Francës nëse partia e tij fiton shumicën e vendeve në parlament – u bëri thirrje votuesve të mbështesin kandidaturën e tij në raundin e dytë të zgjedhjeve.

Jo të gjithë janë bindur. Në një qendër votimi në pjesën verilindore të Parisit, që konsiderohet bastion i të majtës, shumë votues janë të dëshpëruar nga mundësia e fitores së Bashkimit Kombëtar.

“Me qeverinë aktuale tashmë kishim disa politika të djathta, por gjërat vetëm sa do të përkeqësoheshin, sidomos e drejta për të protestuar, të drejtat e minoriteteve dhe të gjitha tjerat,” thotë votuesi nga Parisi, Matthieu Maguet.

Votuesja Emmanuela Konan nuk tregon se për kënd ka votuar – por ajo thotë se një fitore e Bashkimit Kombëtar do të jetë e vështirë për vendin.

Votuesja Christine Pekar votoi për aleancën e Presidentit Macron.

“Mendoj se ai ka treguar guxim politik duke nxitur të gjitha reformat gjatë shtatë viteve të fundit,” thotë ajo.

Në Paris dhe në pjesët tjera të vendit, njerëzit protestuan kundër partive të djathta pas shpalljes së rezultateve të raundit të parë.

Politikanët e majtë po bëjnë thirrje për një aleancë kundër ekstremizmit.

Të njëjtin apel po e bën edhe partia në pushtet në Francë – dhe kryeministri Gabriel Attal. Për t’u dhënë mundësi fitoreje partive kryesore, thotë ai, aleanca e tij do të tërhiqet nga raundi i dytë i zgjedhjeve në pjesët e vendit ku nuk qëndron mirë dhe nuk ka shanse të fitojë.

Por përçarjet ndërmjet zotit Macron dhe të majtës janë të thella. Dhe përkundër përpjekjeve për t’i ngushtuar ato, ekziston mundësia që Bashkimi Kombëtar do të tregohet i pandalshëm./ VOA

Ju sugjerojmë

Osmani:Moskonstituimi i Kuvendit dëmton përparimin drejt agjendës euroatlantike
Rajoni

Osmani:Moskonstituimi i Kuvendit dëmton përparimin drejt agjendës euroatlantike

5 Qershor, 2025 7:03 pm
Marrëveshja e sigurisë me Ukrainën,Hasani:Marrim përgjegjësitë në mbrojtje të rendit
Kryesore

Marrëveshja e sigurisë me Ukrainën,Hasani:Marrim përgjegjësitë në mbrojtje të rendit

5 Qershor, 2025 6:55 pm
Digjet banesa në Uznovë të Beratit, dëme të mëdha materiale
Kronikë

Digjet banesa në Uznovë të Beratit, dëme të mëdha materiale

5 Qershor, 2025 6:46 pm
Presidenti Trump pret në Zyrën Ovale kancerin gjerman Merz
Bota

Presidenti Trump pret në Zyrën Ovale kancerin gjerman Merz

5 Qershor, 2025 6:29 pm
Pensionet, sa kohë duhet të punojmë?
Bota

Pensionet, sa kohë duhet të punojmë?

5 Qershor, 2025 6:11 pm
Vengu takim me Crosetton, në fokus forcimi i bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes
Politikë

Vengu takim me Crosetton, në fokus forcimi i bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes

5 Qershor, 2025 5:51 pm
Kuvendi miraton pa opozitën të gjitha pikat e rendit të ditës
Politikë

Kuvendi miraton pa opozitën të gjitha pikat e rendit të ditës

5 Qershor, 2025 5:45 pm
De Biasi: Me Serbinë duhet patjetër rezultat pozitiv, ç’na ndodhi 11 vite më parë…
Sport

De Biasi: Me Serbinë duhet patjetër rezultat pozitiv, ç’na ndodhi 11 vite më parë…

5 Qershor, 2025 5:41 pm
Marrëveshja mes OSHEE dhe BERZH, Malaj: Instrument kyç për përmirësimin e
Politikë

Marrëveshja mes OSHEE dhe BERZH, Malaj: Instrument kyç për përmirësimin e

5 Qershor, 2025 5:34 pm
Hiqej si mjeku i Papës, arrestohet 63-vjeçari pasi i zhvati para nga…
Bota

Hiqej si mjeku i Papës, arrestohet 63-vjeçari pasi i zhvati para nga…

5 Qershor, 2025 5:25 pm
Para
I dogjën makinën policit në Lezhë, arrestohen dy persona

I dogjën makinën policit në Lezhë, arrestohen dy persona

Ismail Kadare, si e njoha unë

Ismail Kadare, si e njoha unë

Ka mungesë ushtarësh, Ukraina liron mijëra të burgosur për të luftuar kundër Rusisë

Ka mungesë ushtarësh, Ukraina liron mijëra të burgosur për të luftuar kundër Rusisë

TE FUNDIT

Osmani:Moskonstituimi i Kuvendit dëmton përparimin drejt agjendës euroatlantike

Osmani:Moskonstituimi i Kuvendit dëmton përparimin drejt agjendës euroatlantike
5 Qershor, 2025

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të enjten se vonesa në konstituim të Kuvendit dëmton kredibilitetin e institucioneve dhe...

Lexo më shumë

Marrëveshja e sigurisë me Ukrainën,Hasani:Marrim përgjegjësitë në mbrojtje të rendit

Marrëveshja e sigurisë me Ukrainën,Hasani:Marrim përgjegjësitë në mbrojtje të rendit
5 Qershor, 2025

Parlamenti miratoi pasditen e sotme marrëveshjen e bashkëpunimit mbi sigurinë dhe mbështetjen afatgjatë ndërmjet Shqipërisë dhe Ukrainës, e nënshkruar më 21...

Lexo më shumë

Digjet banesa në Uznovë të Beratit, dëme të mëdha materiale

Digjet banesa në Uznovë të Beratit, dëme të mëdha materiale
5 Qershor, 2025

Një zjarr ka rënë këtë pasdite në një banesë dykatëshe në lagjen Uznove të qytetit të Beratit, Sipas njoftimit nga...

Lexo më shumë

Presidenti Trump pret në Zyrën Ovale kancerin gjerman Merz

Presidenti Trump pret në Zyrën Ovale kancerin gjerman Merz
5 Qershor, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka pritur ditën e sotme në Shtëpinë e Bardhë, kancelarin e Gjermanisë, Friedrich...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com