Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kaja Kallas, së shpejti kryediplomatja e BE?

2024/06/28 at 10:17 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kaja Kallas, së shpejti kryediplomatja e BE?

Krerët e BE vendosën të enjten në samitin e Brukselit për emrat e rinj drejtues në BE.


Pasuese e Josep Borrell pritet të jetë kryeministrja estoneze, Kaja Kallas. 47-vjeçarja, Kaja Kallas e njeh mirë politikën europiane.

Gati në finish, pasi emrat e rinj që do duhet të drejtojnë BE duhet të miratohen edhe nga Parlamenti Europian. 27 krerët e BE vendosën të enjten me shumicë të emërojnë, Ursula von der Leyen për presidente të Komisionit Europian. Italia abstenoi, pas kishte pakënaqësi për emërimet. Antonio Costa emërua si drejtues i Këshillit të BE.

Kurse kryeministrja estoneze, Kaja Kallas pritet të jetë e ngarkuara e re e BE për politikën e Jashtme duke zëvendësuar kështu të ngarkuarin aktual, Josep Borrell. Krerët e BE vendosën të enjten për kandidaturën e saj në samitin e Brukselit.  Megjithata Kallas ka ende disa pengesa që duhet të kalojë derisa të emërohet përfundimisht si kryediplomatja e BE.

Kallas vetë është shprehur, se nëse flitet për postin e të ngarkuarës së politikës së jashtme, bëhet fjalë vetëm për një kandidaturë. Në një intervistë për radion publike estoneze, Kallas tha se, të enjten (fjala është për samitin e BE ku përcaktohen emrat e posteve të rëndësishme në BE) nuk është ende e vendosur, se kush do të jetë i ngarkuari i ardhshëm i BE për politikën e jashtme.

Bëhet fjalë vetëm kush do të jetë kandidat.” Por ky është “nder i madh për mua dhe Estoninë.” Planet e Kallas ishin të të bëhej Sekretare e Përgjithshme e NATO-s, por për disa në NATO ajo konsiderohej politikane me një gjuhë të ashpër. Në konfliktin e Lindjes së Mesme, megjithatë, ajo mban një linjë më të ekuilibruar se Borrell, i cili konsiderohet i afërt me palestinezët.

Familje me traditë politike

47-vjeçarja, Kaja Kallas e njeh mirë politikën europiane dhe është një politikane shumë e kërkuar në samitet e BE. Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, Kallas ka kërkuar që Ukraina të ndihmohet shpejt dhe me eficiencë. Kallas mban një qëndrim të hapur kundër presidentit rus, Putin dhe është në listën e personave të kërkuar nga Rusia. “Ai do që të kemi frikë, po me këtë ne do t’i jepnim atij atë që do të arrijë. Prandaj nuk duhet të kemi frikë”, është shprehur Kallas në një intervistë për radion estoneze.

Kallas konsiderohet në Estoni si “zonja e hekurt”, megjithëse ka pak të përbashkëta me ish-kryeministren britanike, Margaret Thatcher. Ajo vjen nga një familje me traditë politike. Në vitin 1991, pas pavarësimit të Estonisë nga Rusia, babai i saj, Siim Kallas u bë ministër i Jashtëm dhe Financash. Ishte Siim Kallas që negocioi anëtarësimin e Estonisë në BE dhe NATO, si kryeministër estonez në vitet 2002-2003. Siim Kallas ka qenë edhe komisioner i BE për valutën e çështjeve ekonomike.

Kallas para politikës ka bërë karrierë si avokate. Me angazhimin në politikë, Kallas u bë eurodeputete dhe më pas kryeministrja e parë estoneze, vendin që ka një kufi direkt me Rusinë, ku jeton një minoritet i madh rus. Maja Kallas me qëndrimin e saj miqësor, por të vendosur, ka bërë që Estonia të ketë peshë në BE.

Popullariteti i Kallas në rënie në Estoni

Media gjermane, “tagesschau” analizon kalimin e Kallas nga politika kombëtare në atë të BE, duke u shprehur se ky hap mund të ketë edhe arsye të brendshme politike. Popullariteti politik i Kallas ka vuajtur shumë pas masave të forta të kursimit të marra nga qeveria e saj. Në zgjedhjet europiane, partia e e reformave e Kallas u rendit e treta me rreth 17, 9%.

BE-ja nuk ka vërtet një ministër të jashtëm, sepse diplomacia konsiderohet si një detyrë kryesisht kombëtare. Në vend të kësaj, për rreth 15 vjet, BE ka një “Përfaqësues të Lartë për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë”, që drejton Shërbimin Evropian të Punëve të Jashtme (EEAS) me rreth 4,500 punonjës dhe është gjithashtu pjesë e Komisionit të BE-së./DW



Ju sugjerojmë

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit
Bota

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit

14 Qershor, 2025 11:07 pm
Kosovë/ Vritet me armë zjarri një grua në Qendrën për Punë Sociale
Kronikë

Itali/ 45-vjeçarja shqiptare vritet me thikë nga ish-bashkëshorti

14 Qershor, 2025 10:48 pm
Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë
Sport

Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë

14 Qershor, 2025 10:34 pm
Veliaj i kërkon ILD që të pezullojnë Olsi Dadon: Përdori telefonin e punës për të kërkuar leje ndërtimi
Aktualitet

Rekursi i Veliajt në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja e çështjes

14 Qershor, 2025 9:49 pm
Tatimet publikojnë pagat minimale në turizëm
Aktualitet

Tatimet publikojnë pagat minimale në turizëm

14 Qershor, 2025 9:21 pm
SHBA/Plumbat ndaj politikanëve, shpallet në kërkim ish-bashkëpunëtori i Guvernatorit
Bota

SHBA/Plumbat ndaj politikanëve, shpallet në kërkim ish-bashkëpunëtori i Guvernatorit

14 Qershor, 2025 9:17 pm
Historia e pazakontë e sulmuesit të Interit kundër regjimit iranian
Sport

Historia e pazakontë e sulmuesit të Interit kundër regjimit iranian

14 Qershor, 2025 9:16 pm
Sulmet Izrael-Iran, sulmuesi i Interit bllokohet në Teheran
Sport

Sulmet Izrael-Iran, sulmuesi i Interit bllokohet në Teheran

14 Qershor, 2025 8:36 pm
Lufta Izrael-Iran “lë pa martuar” djalin e Netanyahu-t
Bota

Lufta Izrael-Iran “lë pa martuar” djalin e Netanyahu-t

14 Qershor, 2025 8:02 pm
Atentat dy ligjvënësve në SHBA, humb jetën zyrtarja demokrate dhe bashkëshorti i saj
Bota

Atentat dy ligjvënësve në SHBA, humb jetën zyrtarja demokrate dhe bashkëshorti i saj

14 Qershor, 2025 7:33 pm
Para
“Polici” kryente marrëdhënie me eskortat e Tiranës dhe ju merrte paratë duke i shantazhuar

Elbasan/ Kishte përshtatur banesën për ushtrim të prostitucionit dhe për përdorim të lëndës narkotike, arrestohet 36-vjeçarja

Ankimuan vendimin e GJKKO-së që i la në qeli/ Apeli merr vendimin për Gjergj Cukalin, Emiljano Shullazin dhe 10 të pandehurit e tjerë

Ankimuan vendimin e GJKKO-së që i la në qeli/ Apeli merr vendimin për Gjergj Cukalin, Emiljano Shullazin dhe 10 të pandehurit e tjerë

Pavarësia e SHBA, Wisner: Shoh realitet optimist në Shqipëri

Pavarësia e SHBA, Wisner: Shoh realitet optimist në Shqipëri
















TE FUNDIT

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit
14 Qershor, 2025

Irani njoftoi sot se ka lëshuar të paktën 100 raketa si sulm hakmarrës dhe kundërpërgjigje ndaj Izraelit mbrëmjen e sotme...

Lexo më shumë

Itali/ 45-vjeçarja shqiptare vritet me thikë nga ish-bashkëshorti

Kosovë/ Vritet me armë zjarri një grua në Qendrën për Punë Sociale
14 Qershor, 2025

Një tjetër ngjarje tronditëse ka goditur Italinë. Një grua 45-vjeçare me origjinë shqiptare është vrarë brutalisht me thikë të shtunën...

Lexo më shumë

Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë

Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë
14 Qershor, 2025

Rino Gattuso pritet të jetë trajneri i ri i kombëtares italiane. Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina, dëshiron...

Lexo më shumë

Rekursi i Veliajt në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja e çështjes

Veliaj i kërkon ILD që të pezullojnë Olsi Dadon: Përdori telefonin e punës për të kërkuar leje ndërtimi
14 Qershor, 2025

Ka mbërritur në Gjykatën e Lartë rekursi i paraqitur nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Siç shihet edhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com