Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Apeli i dha vulën ish-kryeministrit, Alibeaj zyrtarizon largimin: Nuk i bashkohem grupit parlamentar të PD të drejtuar nga Sali Berisha 

2024/06/20 at 10:42 AM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Sot dita e fundit e “Zgjedhores”, Alibeaj: Anormaliteti vazhdon në heshtje dhe heshtja është “Pazar”  

Pas vendimit të Gjykatës së Apelit që i dha vulën e Partisë Demokratike Sali Berishës, Enkelejd Alibeaj ka zyrtarizuar largimin nga grupi parlamentar i PD-së. Sipas tij kjo zgjedhje e tij është në shenjë respekti ndaj vendimit të gjykatës, duke deklaruar se nuk i bashkohet grupit parlamentar të PD të drejtuar nga Sali Berisha. 


Sipas Alibeajt “Apeli vendosi  status quo-n e kësaj partie, që zyrtarisht i përket Sali Berishës dhe mënyrës së tij të drejtimit dhe të bërit politikë”.   

“Vendimi i Gjykates së Apelit ishte një peshë e madhe për demokratët dhe betejën brenda PD. Mbi të gjithë për mua, si nënshkruesi i ankimit kundër vendimit të Zhukrit. Kam patur bindjen atëherë, e kam ende dhe sot, se ishte rruga e vetme, institucionale dhe bazuar në argumenta juridike për të refuzuar paligjshmërinë e vendimit gjyqësor. Sepse edhe në organizimin partiak vullneti duhet formësuar dhe shfaqur sipas rregullave statutore dhe jo me kaos e dhunë.  

Tashmë vendimi i apelit është dhënë, e me takon ndoshta vetëm mua, por në çdo rast më shumë se kushdo tjetër, të mos hesht. Jo për të komentuar vendimin e gjykatës, sepse i mbahem qëndrimit se do ta pranoj vendimin pa koment. Por nuk kam si të mos ndalem tek pasojat që ka ky vendim për PD, e ndër të tjera edhe tek qendrimi apo përgjegjësia ime paskëtaj. 

PD, të paktën në sytë e mi, për këto 3 vjet, nuk ka qenë një “casus” juridik, por vullnet i lirë politik i njerëzve që besonin tek vlerat e saj. 3 vitet e fundit treguan qartë se ky vullnet u fokusua tek betejat e brendshme, kryesisht tek beteja me berishizmin brenda PD, si mendësi dhe ideologji, ku u fokusua energjia e shumicës së demokratëve. Nuk e fsheh, se pertej aktit juridik të ankimit, synimi dhe përpjekja ime ishte për të bërë të mundur që PD të dominohej nga një model dhe mendësi e re, ndryshe, e aftë të shndërronte PD në forcën kryesore për të sfiduar modelin e Ramës. Duke iu kthyer ideologjisë dhe vlerave themelore të saj. Për t’u përqafuar si shpresë nga shumica dërrmuese e shqiptarëve. Në mungesë të transformimit të brendshëm, spontan e të natyrshëm, rruga gjyqësore erdhi dhe mbeti thjesht një instrument i pakërkuar nga unë, por i detyrueshëm për tu ndjekur. Tashmë vendimi i gjykatës e vulosi pa më dhënë të drejtë. 

Arsyet përse ndodhi kështu, janë të dukshme dhe të padukshme. Por nuk mund të fshihen interesat ekonomike që mbajnë në këmbë aleancën e vjetër Berisha-Rama. Sikundër dhe komoditeti i të qënurit dy pjesë të vjetra dhe të konsumuara të politikës që nuk mund të mbijetojnë pa njëra-tjetrën. Jo rastësisht kjo rrymë pati mbështetjen e qeverisë dhe të një pjese të mirë të medias. 

Gjatë këtyre 3 viteve kam qenë njëri prej një grupi njerëzish, që jemi përpjekur, si grup jo i madh në numër, një grup me mjete të reduktuara, por me dëshirë, shpresë dhe ide të qëndrojmë fort ndaj së vjetrës brenda PD, me bindjen e palëkundur se shumica e shqiptarëve e do këtë ndryshim. Qëndresa jonë është vlerësuar nga demokratët dhe sulmuar nga qeveria dhe një pjesë e atyre që nuk duan ndryshimin në PD. Akuzat, sulmet dhe llumi që pjesa e drejtuar nga Berisha hodhi ndaj të gjithë atyre që guxuan ta kundërshtojnë linjën e tij në PD është gjithashtu arsye e fortë për të kërkuar ndryshimin e forcës politike që shenjoi krijimin e pluralizmit në Shqipëri.  

Vendimi i Gjykatës së Apelit disa ditë më parë pra, shenjoi dhe status quo-n e kësaj partie. Parti që zyrtarisht i përket Sali Berishës dhe mënyrës së tij të drejtimit dhe të bërit politikë. Personalisht jam ndarë me këtë mënyrë shumë vite më parë dhe në çdo kohë jam përpjekur të dëshmoj se i përkas një soji tjetër politik. Nuk besoj tek premtimi i Sali Berishës se PD-ja e tij do të ketë demokraci të brendshme dhe respekt për mendimin ndryshe. Mbi të gjitha nuk gjykoj që ajo mund të jetë oferta politike që meritojnë shqiptarët. Si formë dhe mënyrë e të bërit politikë është model i dalë jashtë funksionit të betejës me Ramën. Dy modele të ngjashme, e simbiotike, nuk mund të përballen duke sjellë rezultate ndryshe nga ai që kemi.  

Mbetem tek e verteta dhe tek bindja ime se kjo mendësi e kulture politike duhet larguar nga PD dhe politika. Berishizmi i Ramës është prova më e qartë në sytë e shqiptarëve se cfarë zymtësie dhe dëshpërimi ka krijuar për ta. Sido që të jetë e vërteta e numrave, ajo që vlen është e vërteta e asaj që beson se do sjellë më të mirën për vendin dhe qytetarët. 

Unë jam demokrat sepse besoj te vlerat për të cilat dikur lindi si PD. Ama nëse për të qenë “demokrat” kushti është të jesh “berishist” dhe me Sali Berishën, nuk jam i tillë. E duke pretenduar të mos jem pjesë e modelit të vjetër në politikë, duke u perpjekur të jem koherent me qëndrimet e deritanishme deklaroj se nuk i bashkohem grupit parlamentar të PD të drejtuar nga Sali Berisha. Kjo është zgjedhja ime në shenjë respekti ndaj vendimit të gjykatës, qëndrimit tim të deritanishëm, atyre që e mendojnë ndryshe nga unë, dhe ndjesisë së trishtë se një PD e tillë, kështu as nuk i shërben shqiptarëve që duan ndryshimin e as ata të japin dot besimin”, shkruan Alibeaj në “Facebook”. 



Ju sugjerojmë

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
Sport

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

7 Qershor, 2025 12:48 pm
Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!
Kryesore

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!

7 Qershor, 2025 12:29 pm
Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?
Bota

Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?

7 Qershor, 2025 12:18 pm
Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë
Politikë

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë

7 Qershor, 2025 12:04 pm
Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon për të 28-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

7 Qershor, 2025 11:54 am
Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?
Rajoni

Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?

7 Qershor, 2025 11:41 am
Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë
Aktualitet

Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë

7 Qershor, 2025 11:19 am
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Aktualitet

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen

7 Qershor, 2025 11:06 am
Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë
Aktualitet

Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë

7 Qershor, 2025 10:50 am
”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s
Kryesore

”The Guardian”: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s

7 Qershor, 2025 10:35 am
Para
Emri/ I dënuar me 19 vite burg për vrasje, arrestohet pas pesë vitesh 31-vjeçari në Fier 

U kap me kokainë dhe kanabis, arrestohet 20-vjeçari në Fier (Emri) 

Shpallen 572 vende të lira në polici 

Anulohen pushimet verore për Policinë e Shtetit, shkak bëhet sezoni turistik 

“Krimi i organizuar s’ka nevojë për dokumente e burokraci”, Balla: Duhet ta shfarosim! 

“Krimi i organizuar s’ka nevojë për dokumente e burokraci”, Balla: Duhet ta shfarosim! 
















TE FUNDIT

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
7 Qershor, 2025

Fitore me Serbinë, për të harruar disi zhgënjimin e fundit të sezonit me Interin. Kjo është mënyra si Kristjan Asllani...

Lexo më shumë

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!
7 Qershor, 2025

Mbrëmjen e sotme, në orën 20:45 do të zhvillohet ndeshja historike Shqipëri-Serbi në stadiumin “Air Albania”, e vlefshme për eleminatorët...

Lexo më shumë

Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?

Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?
7 Qershor, 2025

Në Amerikë po përshkallëzojnë grindjet mes presidentit Trump dhe Elon Musk. Cilat mund të jenë pasojat? Disa ditë më parë,...

Lexo më shumë

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë
7 Qershor, 2025

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e një konsullate në qytetin e Korçës. Lajmin e ka bërë të ditur ministri maqedonas...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com