Teksa ditën e sotme do të luhet ndeshja Shqipëri-Kroaci, tifozët kuq e zi kanë krijuar një atmosferë elektrizuese në Hamburg që në orët e para të mëngjesit.
Me mijëra shqiptarë kanë dalë nëpër rrugët e Hamburgut dhe janë bërë bashkë për t’u nisur drejt stadiumit Volksparkstadion.
Kjo është përballja e dytë e Shqipërisë në Euro 2024, teksa pritet që ndeshja e tretë do të luhet me datë 24 qershor në orën 21:00 përballë Spanjës.