Punonjësit e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me kolegët e tyre gjermanë, do të jetë pjesë e mbarëvajtjes së ndeshjes së sotme Kroaci-Shqipëri.
Ky lajm është bërë i ditur nga Policia e Shtetit përmes një postimi në rrjete sociale, ku shkruajnë se patrullat e përbashkëta kanë mbështetur policinë gjermane, duke ndërmjetësuar komunikimin dhe masat policore midis shtetit gjerman dhe tifozëve.
Kujtojmë se Kombëtarja Shqiptare do të luajë përballë Kroacisë ditën e sotme në orën 15:00 në Hamburg.
“Punonjësit e Policisë së Shtetit, gjatë veprimeve të përbashkëta me kolegët gjermanë në qytetin e Hamburgut për garantimin e qetësisë dhe mbarëvajtjen e ndeshjes së sotme Kroaci-Shqipëri, në kuadër të Kampionatit Europian të Futbollit “Euro 2024”.
Patrullat e përbashkëta kanë mbështetur policinë gjermane, duke ndërmjetësuar komunikimin dhe masat policore midis shtetit gjerman dhe tifozëve”, shkruan Policia e Shtetit.