Opozita dhe Aleanca për Teatrin po zhvillojnë protestën e radhës para Bashkisë së Tiranës.
Qytetarët janë mbledhur para bashkisë për të protestuar, ndërsa Policia ka vënë perimetër sigurie duke marrë shkasë dhe nga protestat e shkuara ku janë hedhur molotov dhe janë djegur goma makinash.
Në protestë, pjesëmarrëse është edhe vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha. Argita Malltezi shihet e veshur me këmishë të bardhë, ndërsa përshëndet me dy gishtat lart.