Shqipëria ka kaluar në avantazh ndaj Azerbajxhanit në minutën e 11.
Nedim Bajrami, ka lëshuar një goditje të bukur nga jashtë zone dhe topi është ndalur në fundin e rrjetës, duke mos i lënë asnjë mundësi reagimi portierit kundërshtar.
Kjo është miqësorja e dytë dhe e fundit përgatitore para udhëtimit drejt Gjermanisë për pjesëmarrjen në Euro 2024.
Me ndeshjen e sotme Silvinjo do të shohë më në detaj formën e lojtarëve që pretendon të aktivizojë më rregullisht në Europian.