Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SHBA vazhdon të përkrah Izraelin pavarësisht sulmit në Rafah

2024/05/29 at 5:19 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
SHBA vazhdon të përkrah Izraelin pavarësisht sulmit në Rafah

Shtëpia e Bardhë i cilësoi sulmet ajrore ndaj një kampi refugjatësh në Rafah si “të trishtueshme”, por nuk ndërmorri asnjë masë për të kufizuar ndihmën ushtarake për Izraelin apo për të ndryshuar politikat e saj, duke mbështetur të drejtën e Izraelit për të kryer operacione në Gazë.

Siç njofton korrespodentja e Zërit të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë, Anita Powell, Presidenti Biden është shprehur vazhdimisht kundër operacioneve tokësore në Rafah, ku është grumbulluar një numër i lartë i të zhvendosurve palestinezë, por Shtëpia e Bardhë nuk beson sulmi i së dielës kapërceu vijën e kuqe të administratës amerikane.

Këto pamje, që Shtëpia e Bardhë i cilësoi si “trishtuese”, janë pasojat e një sulmi ajror izraelit që vrau të paktën 45 persona në një kamp për të zhvendosurit në Rafah.

“Edhe ato zona që armiku thotë se janë të sigurta, në fakt nuk janë ashtu. As në Rafah nuk ka siguri. Dihet se ky është një kamp për banorët e zhvendosur. Të them të drejtën, është një skenë që nuk mund të perceptohet dot. Nata e kaluar ishte shumë e vështirë”, shprehet Mohammed Abuassa, dëshmitar i sulmit në kampin e Rafahut.

Presidenti Joe Biden ka paralajmëruar vazhdimisht Izraelin kundër ndërmarrjes së një operacioni tokësor në qytetin në jug të Gazës, ku janë grumbulluar banorët e zhvendosur, por Shtëpia e Bardhë, nënvizoi të martën, se nuk beson se sulmet ajrore gjatë fundjavës, shkelën vijën e kuqe të administratës amerikane dhe se nuk përbënin arsye për të ndryshuar politikat ndaj Izraelit.

“Kemi dënuar ashpër vdekjen e civilëve të pafajshëm. Por ne duhet të kuptojmë se çfarë ndodhi atje. Do të kryhet një hetim. Izraelitët kanë deklaruar se ishte një gabim tragjik. Dhe se po hetojnë. Në të shkuarën, ata kanë qenë në gjendje të bëjnë hetime vetë dhe t’i vënë njerëzit para përgjegjësisë. Do të shohim se çfarë do të bëjnë në këtë rast”, tha John Kirby, zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Ushtria e Izraelit tha se po hetonte ngjarjen.

“Në luftra me shtrirje dhe intensitet të tillë, për fat të keq mund të ndodhin incidente. Disa, si ai në Rafah, janë shumë të vështirë. Detajet e ngjarjes të së dielës janë ende duke u parë me kujdes dhe jemi të angazhuar ta mbikqyrim deri në përfundim. Ushtria izraelite shpreh keqardhje për çdo formë lëndimi të civilëve gjatë luftës”, tha Yifat Tomer-Yerushalmi, nga ushtria izraelite.

Por grupi militant Hamas, i cili shkaktoi nisjen e konfliktit pas sulmit të 7 tetorit ndaj Izraelit, u shpreh me shpejtësi, se kë konsideron përgjegjës.

“Për ne, administrata amerikane dhe Presidenti Joe Biden personalisht, janë përgjegjësit e plotë për këtë masakër të shëmtuar kundër të zhvendosurve në Rafah dhe për të gjithë krimet në Rripin e pushtuar të Gazës. Amerika vazhdon të përkrahë politikisht dhe ushtarakisht pushtimin dhe vazhdon furnizimin me pajisje ushtarake, bomba dhe armatime, duke shkaktuar vrasjen e dhjetra, në mos qindra fëmijëve, grave dhe civilëve çdo ditë”, tha zëdhënësi i Hamasit Osama Hamdan.

Operacioni i Izraelit në Gazë, që ka çuar në vdekjen e 35 mijë njerëzve, sipas ministrisë së Shëndetësisë që kontrollohet nga Hamasi, është dënuar nga shumë aleatë të Shteteve të Bashkuara. Organizatat humanitare përfshirë Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët kanë bërë thirrje për armëpushim.

Ndërsa hetuesit përpiqen të zbulojnë se çfarë ndodhi në Rafah, analistët thonë se administrata e zotit Biden është nën trysni të madhe.

“Ndërsa po përballen me shumë pasoja nga krahu i majtë, ata nuk duan të humbasin votuesit e qendrës dhe demokratët pro-izraelitë. Ndaj adminstrata e zotit Biden, gjendet në këtë situatë të vështirë për të ruajtur ekuilibrat”, shprehet Raphael Cohen nga Organizata kërkimore RAND.

Derisa fuqitë të gjejnë një rrugëzgjidhje dhe ndërsa konflikti vazhdon, janë njerëzit ata që po paguajnë çmimin./ VOA

Ju sugjerojmë

Lirimi i Salianjit/Berisha:Dënim politik,vuajti 9 muaj në burg jashtë çdo lloj ligji
Aktualitet

Lirimi i Salianjit/Berisha:Dënim politik,vuajti 9 muaj në burg jashtë çdo lloj ligji

8 Korrik, 2025 12:50 pm
Lirohet me kusht Salianji/Avokati: Element minimal drejtësie, ishte dënim politik!
Aktualitet

Lirohet me kusht Salianji/Avokati: Element minimal drejtësie, ishte dënim politik!

8 Korrik, 2025 12:44 pm
9 vatra zjarri në 24 orët e fundit, në 4 qarqe vijon niveli i lartë i rrezikut
Aktualitet

Situata e zjarreve/Ministria e Mbrojtjes: 25 vatra në 24 orë, 4 janë ende aktive

8 Korrik, 2025 12:31 pm
Deklarata e parë pas lirimit, Salianji: Në orën 17:00 në konferencë në selinë e PD
Aktualitet

Deklarata e parë pas lirimit, Salianji: Në orën 17:00 në konferencë në selinë e PD

8 Korrik, 2025 12:18 pm
FOTO/Kërkon lirimin me kusht, Ervin Salianji mbërrin në Gjykatën e Fierit
Aktualitet

Gjykata e Fierit merr vendimin, lirohet nga qelia Ervin Salianji

8 Korrik, 2025 12:13 pm
Djegia nga dielli, dermatologia tregon se çfarë duhet të bëni për kujdesin e lëkurës
-Shëndeti

Djegia nga dielli, dermatologia tregon se çfarë duhet të bëni për kujdesin e lëkurës

8 Korrik, 2025 12:08 pm
Egnatia gati për Evropën/ Tetova: Nuk ka ekip modest në Champions, duam kualifikimin
Sport

Egnatia gati për Evropën/ Tetova: Nuk ka ekip modest në Champions, duam kualifikimin

8 Korrik, 2025 12:05 pm
Rama dhe stafi i Kryeministrisë dhurojnë gjak: Ndihmojmë ata që kanë nevojë, por…
Aktualitet

Rama dhe stafi i Kryeministrisë dhurojnë gjak: Ndihmojmë ata që kanë nevojë, por…

8 Korrik, 2025 11:55 am
Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, humb jetën turisti i huaj
Aktualitet

Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, humb jetën turisti i huaj

8 Korrik, 2025 11:42 am
Sarandë/Çadra e shezlonge në hapësirë publike, procedohet administratorja e biznesit
Aktualitet

Sarandë/Çadra e shezlonge në hapësirë publike, procedohet administratorja e biznesit

8 Korrik, 2025 11:40 am
Para
Zbulohet fotoja e dy autorëve të plagosjes së Sokol Mëngjesit

Zbulohet fotoja e dy autorëve të plagosjes së Sokol Mëngjesit

Emrat/ Këta janë personat që dhunuan avokatin Sokol Mëngjesi

Emrat/ Këta janë personat që dhunuan avokatin Sokol Mëngjesi

Euro 2024/ Kombëtarja zhvillon stërvitjen e parë

Euro 2024/ Kombëtarja zhvillon stërvitjen e parë

TE FUNDIT

Lirimi i Salianjit/Berisha:Dënim politik,vuajti 9 muaj në burg jashtë çdo lloj ligji

Lirimi i Salianjit/Berisha:Dënim politik,vuajti 9 muaj në burg jashtë çdo lloj ligji
8 Korrik, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha po mban një konferencë për mediat pas lënies së lirë të Ervin Salianjit. Kryedemokrati...

Lexo më shumë

Lirohet me kusht Salianji/Avokati: Element minimal drejtësie, ishte dënim politik!

Lirohet me kusht Salianji/Avokati: Element minimal drejtësie, ishte dënim politik!
8 Korrik, 2025

Avokat i ish-deputetit Ervin Salianji, Ledio Braho, ka folur për mediat pas vendimit të Gjykatës së Fierit e cila vendosi...

Lexo më shumë

Situata e zjarreve/Ministria e Mbrojtjes: 25 vatra në 24 orë, 4 janë ende aktive

9 vatra zjarri në 24 orët e fundit, në 4 qarqe vijon niveli i lartë i rrezikut
8 Korrik, 2025

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar  25 vatra zjarri, nga të cilat 4 vatra janë ende aktive. Këto vatra...

Lexo më shumë

Deklarata e parë pas lirimit, Salianji: Në orën 17:00 në konferencë në selinë e PD

Deklarata e parë pas lirimit, Salianji: Në orën 17:00 në konferencë në selinë e PD
8 Korrik, 2025

Pas lirimit nga qelia, dhe pas vendimit të Gjykatës së Fierit, Ervin Salianji deklaroi për mediat se do të jetë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com