Kryeministri Edi Rama, nga foltorja e Kuvendit ka deklaruar se projektrezoluta anti-korrupsion e propozuar nga Partia Socialiste, është ajo çfarë i duhet nga Shqipërisë për të mbështetur anëtarësimin e vendit në BE në 2030.
Kreu i qeverisë theksoi se SPAK do të ketë mbështetjen pa kushte të PS, përsa kohë që ai është në pushtet.
Rama u shpreh se “SPAK është ilaç i hidhur që ose e pi ose vdes”, duke shtuar se “kush e pi njëherë po dhe njëherë, jo siç bëni ju të tjerë, jo nuk ka shans të vetë pastrohet dhe të vazhdojë vetëm përpara por vetëm zgjat agoninë e vet dhe tretet siç po treteni ju tek rrugica e shpresës”.
Teksa kryeministri i ironizoi, deputetët e opozitës godisnin tavolinat në Kuvend.
“Është çfarë i duhet nga ky parlament Shqipërisë dhe qytetarëve shqiptarë për të mbështetur anëtarësimin e vendit në BE në 2030.
Kjo nismë që merre jetë me këtë rezolutë nuk ka të bëjë asgjëkundi me komente, janë fantazuar vënia nën kontroll e SPAK, apo që jemi kujtua pas 10 vitesh të luftojmë korrupsionin, Jemi në luftë me korrupsionin prej 10 vitesh. SPAK do të ketë derisa të jem unë këtu mbështetjen pa kushte të kësaj shumicë.
SPAK është ilaç i hidhur që ose e pi ose vdes. Dhe që kush e pi njëherë po dhe njëherë jo siç bëni ju të tjerë, jo nuk ka shans të vetë pastrohet dhe të vazhdojë vetëm përpara por vetëm zgjat agoninë e vet dhe tretet siç po treteni ju tek rrugica e shpresës”,-tha Kryeministri.