Kreu i SPAK, Altin Dumani është pyetur sot nga deputeti i PD, Dashnor Sula nëse ka politikanë që kanë përdorur aplikacionin Sky ECC.
Dumani tha gjatë fjalës së tij se nuk mund të prononcohej, por sipas tij ka çështje në hetim.
“Nuk prononcohem, kemi çështje në hetim. Iu garantoj se në çdo rast evidentohen raste të tilla do ushtrojmë ndjekjen e penale se është detyrim ligjor, jo çështje zgjedhjeje”, tha Dumani.