AMP ka arrestuar në flagrancë një punonjës të Njësisë Speciale të Kufirit dhe Emigracionit “Delta“ Radhimë, pasi ka aksidentuar një shtetas teksa lëvizte me motorr.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Ish-Aulona”.
Nga përplasja ka mbetur i plagosur shtetasi me iniciale N. RR., 75 vjeç, i cili ka dëmtime të rënda në kokë.
“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë-Gjirokastër) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë së Njësisë Speciale të Kufirit dhe Emigracionit “Delta“ Radhimë, Inspektor E. B., 40 vjeç, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Arrestimi i punonjësit të policisë u krye pasi rreth orës 14:00 datë 09.05.2024, duke lëvizur me motomjetin e tij, ka aksidentuar në vendin e quajtur “Ish-Aulona”, në aksin rrugor të “Lungomares”, shtetasin me iniciale N. RR., 75 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime të rënda në kokë”, thuhet në njoftim.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë për veprime të mëtejshme proceduriale.