Një “shtëpi bari” është zbuluar ditën e sotme në zonën e Kurveleshit.
Policia e Gjirokastrës ndërmori një operacion në këtë zonë, pasi ka evidentuar faktin se në tri banesa ka patur mbifaturim të energjisë elektrike, çka ka nxitur dyshimet për përdorimin e tyre për veprimtari të jashtëligjshme.
Blutë e Gjirokastrës gjatë kontrolleve kanë konstatuar dy banesa të përshtatura si shtëpi bari dhe në një banesë tjetër kanë gjetur një pajisje kriptomonedhash.
Nga ky operacion policia lokale ka shoqëruar katër persona dhe po vazhdon intesivisht hetimet.